Page 53 - Demo
P. 53
513.8 Përbërjet kimike• Substancat kimike klasifikohen në: okside, baza, acide, kripëra.• Oksidet ndahen në: okside bazike dhe okside acide.Përmbledhje Pyetje dhe detyra 3 Elementet dhe përbërjet kimikea) Okside bazike quhen përbërjet, molekulat e të cilave përmbajnë atome të një metali të lidhura me atome oksigjeni: metal + oksigjen oksid bazikb) Okside acide quhen përbërjet, molekulat e të cilave përmbajnë atome të një jometali të lidhura me atome oksigjeni: jometal + oksigjen oksid acid BazatBaza quhen substancat, të cilat kur treten në ujë lëshojnë jone hidrokside (OH-). molekulë baze jone metali + jone hidroksideAcidetAcide quhen substancat, të cilat kur treten në ujë lëshojnë jone hidrogjen (protone H +). Pjesa tjetër e molekulës që mbetet, quhet mbetje acide, (është në trajtë jonesh). Molekulat e acideve në përgjithësi fillojnë me atome hidrogjenimolekulë acidi jone H+ + jone të mbetjes acideKripëratKripëra quhen përbërjet, molekulat e të cilave kur treten në ujë lëshojnë jone metali dhe jone të mbetjes acide.Molekulë kripe jone metali + jone të mbetjes acideJonet metal vijnë nga bazat, jonet e mbetjes acide vijnë nga acidet. Kripërat mund të formohen nga bashkëveprimi i një baze me një acid. Ka dhe mënyra të tjera për t’i përftuar ato.A1 Si klasifikohen substancat e përbëra inorganike?A2 Pse NO dhe CO quhen okside asnjanëse?A3 Vendosni në një tabelë (sipas klasës që i përket) substancat: Fe(OH)2; HCl; H2S; H3S; H3PO4; CO2; K2O; CaO; HNO3; KCl; Fe(OH)3; Mg(OH)2; H2CO3.

