Page 54 - Demo
P. 54
3 Elementet dhe përbërjet kimikeEmërtimi i oksideve bazikeGjatë studimit të oksideve të metaleve dallojmë:a) Metale, të cilët në përbërjet kimike shfaqin vetëm një lloj valence.Emërtimi i oksideve në këtë rast bëhet duke vendosur në fillim fjalën “oksid” pastaj emrin e metalit. b) Metale, të cilët në përbërjet kimike shfaqin më shumë se një valence. Ata formojnë dy ose më shumë lloje oksidesh. Emërtimi në këtë rast bëhet duke u bazuar tek valenca e metalit. Për valencën më të ulët vendoset fjala “oksid” + emri i metalit në gjuhën latine + “or”. Për valencën më të lartë vendoset fjala “oksid” + emri i metalit nëgjuhën latine + “ik” (-ik dhe -or janë prapashtesa)Metale që shfaqin vetëm një lloj valence Metale që shfaqin më shumë se një valence formojnë më shumë se një oksidFormula e oksidit Emërtimi Formula - Emërtimi Emërtimi tjetërNa2O Oksidnatriumi FeO oksid ferror Oksid hekuri (II)Al2O3 Oksid alumini Fe2O3 oksid ferrik Oksid hekuri (III)Emërtimi i oksideve acide:Gjatë studimit të oksideve të jometaleve dallojmë:a) Jometale, të cilët në përbërjet kimike shfaqin vetëm një lloj valence.Emërtimi i oksideve në këtë rast, bëhet duke vendosur në fillim fjalën “anhidrid”, pastaj emrin e jometalit + “ik”b) Jometale, të cilët në përbërjet kimike shfaqin më shumë se njëvalence. Ata formojnë dy ose më shumë lloje oksidesh. Emërtimi nëkëtë rast bëhet duke u bazuar tek valenca e jometalit. Për valencën më të ulët vendoset fjala “anhidrid” + emri i jometalit + “or”. Për valencën më të lartë vendoset fjala “anhidrid” + emri i jometalit + “ik”.Jometale që shfaqin një lloj valence Jometale që formojnë më shumë se një oksidFormula Emërtimi Formula – Emërtimi Emërtimi tjetërB2O3 Anhidrid borikSO2 anhidrid sulfuror Oksid i squfurit(IV)SO3 anhidrid sulfurik Oksidi i squfurit(VI)Emërtimi i oksideve bazike dhe acide mund të bëhet edhe duke vendosur fjalën oksid + emrin e metalit, duke shkruar në kllapa valencën e tij.3.9 Emërtimi i oksideve dhe bazave52

