Page 56 - Demo
P. 56


                                    3 Elementet dhe përbërjet kimike3.10 Emërtimi i acideve dhe kripërave1. Emërtimi i acideveNga tabela e klasifikimit të substancave të përbëra pamë se:- Molekulat e acideve fillojnë me atome hidrogjen- Në disa molekula acidesh ndodhen atome oksigjeni dhe në disa të tjera jo. Nga kjo nxjerrim se: acidet të cilat në molekulën e tyre nuk përmbajnë oksigjen do të quhen hidracide, ndërsa acidet të cilët në molekulën e tyre përmbajnë oksigjen do të quhen oksiacide.a) Emërtimi i hidracideve.Emërtimi i hidracideve bëhet:Shkruhet fjala “acid” + emrin e jometalit + prapashtesën “hidrik”. Mbetja acide emërtohet duke vendosur tek emri i jometalit prapashtesën ur, në vend të prapashtesës hidrik. Formula Emërtimi(IUPAC) Mbetja acideEmërtimi i mbetjes acideValenca e mbetjes acideHCl Acid klorhidrik Cl- Klorur IHI Acid jodhidrik I- Jodur IHBr Acid bromhidrik Br- Bromur Ib) Emërtimi i oksiacideveNë se jometali formon vetëm një lloj oksiacidi, emërtimi i tij bëhet duke shkruar fjalën acid + emri i jometalit + ik (p.sh.acidi karbonik). Për jometalet dhe metalet që formojnë disa oksiacide, emërtimi bëhet duke shkruarFjalën acid + emri i jometalit ose metalit që formon oksiacidin + prapashtesën “or” për valencën më të ulët të tij, ose “ik” për valencën më të lartë. Mbetja acide emërtohet duke vendosur tek emri i jometalit prapashtesën “it”, në vend të prapashtesës “or” dhe “at” në vend të asaj “ik”. Valenca e mbetjes acide është e barabartë me numrin e atomeve hidrogjen që ndodhen në molekulën e acidit.OksiacidetFormula Emërtimi mbetja acide Emërtimi i mbetjes acide Valenca e mbetjes acideHNO2 Acid nitror NO2 - Nitrit IHNO3 Acid nitrik NO3 - Nitrat IH2SO3 Acid sulfuror SO3 2- Sulfit IIH2SO4 Acid sulfurik SO4 2- Sulfat IIH2CO3 Acid karbonik CO32- Karbonat IIEmërtimi i kripëraveStruktura e molekulës së kripës është: kation metali + anion të mbetjes acideDallojmë:a) Kripëra që rrjedhin nga hidracidet54
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60