Page 61 - Demo
P. 61
3 Elementet dhe përbërjet kimike 59d) Ky metal është mjaft i lehtë dhe përdoret për të ndërtuar avionë. __________e) Ky material është metal dhe përdoret për të bërë çatitë e shtëpive. _________f) Ky material është prej druri dhe prej tij mund të përgatiten fletët e holla të dërrasës. Mbi to mund të shkruhet. __________3.5 a) Shkruani formulën kimike të përbërjeve që formohen nga elementet kalium dhe klor. Emërtojeni atë.b) Cilat janë elementet përbërëse të sulfatit të aluminit?c) Shkruani formulën kimike të përbërjes që përmban kalcium, karbon dhe oksigjen. Emërtojeni atë.d) Cili është ndryshimi midis molekulës së dioksidit të karbonit dhe asaj të oksidit të karbonit?3.6 Më poshtë jepen formulat kimike të katër substancave: MgSO4 H2O N2 O2a) Cili nga elementet ndodhet në tri prej substancave të dhëna më sipër?b) Emërtoni elementin, i cili kur është në gjendje të lirë shfaq veti metalike.c) Tregoni llojin dhe numrin e atomeve që ndodhen në një molekulë uji, H2O.3.7 Në tabelën e mëposhtme jepen emrat dhe formulat e disa elementeve dhe përbërjeve kimike. Kopjoni në fletore tabelën dhe për secilën prej tyre shënoni shenjën ✓ në kolonën përkatëse. Emri Formula kimike Element Përbërje kimikeujë H2O dioksid squfuri SO2natrium Nakarbon Chidrogjen H23.8 Në figurat e mëposhtme paraqiten grimcat përbërëse të katër substancave të ndryshme. Çdo rreth simbolizon një atom.Figura Substancë e thjeshtë Përbërje kimike Element kimik ABCD Kopjoni në fletore tabelën e mëposhtme. Përcaktoni cila nga figurat e mësipërme paraqet një substancë të thjeshtë apo një përbërje kimike. Shënoni në tabelë rezultatet.A B C D Kreu 3 Pyetje dhe ushtrime përmbledhëse

