Page 62 - Demo
P. 62


                                    1. Renditni disa nga ushqimet që përmbajnë acide (kini parasysh ato me shije të thartë).2. Përshkruani shijen e limonit dhe të limonadave.Pyetje dhe detyra 4.1 Vetitë e acideve dhe të bazaveDisa nga acidet janë të rrezikshmeAcidet ndahen në dy grupe: në acide të dobëta dhe acide të forta. Acidet e forta kanë veti djegëse të forta. Të tilla janë: acidi klorhidrik, acidi nitrik, acidi sulfurik. Në figurën përbri, në etiketat e shisheve është vendosur shenja X, që do të thotë rrezik djegieje, dhe fjalët substancë e dëmshme.Në përgjithësi acidet treten në ujë, duke dhënë tretësirat e tyre ujore. Tretësirat ujore të acideve kanë gjithashtu veti djegëse. Tretësirat ujore të acideve të dobëta janë më pak djegëse se ato të acideve të forta.Vetitë e acideveShumë ushqime përmbajnë acide. Acidet kanë shije të thartë, erë të fortë dhe janë djegëse. Limonadat dhe limonët përmbajnë acid citrik, i cili është një acid i dobët. Acidet që përdoren më shumë në laborator janë: acidi klorhidrik HCl, acidi sulfurik H2SO4, acidi nitrik HNO3.Këto produkte përmbajnë acide.Acid sulfurikH2SO4Acid nitrikHNO3Acid klorhidrikHClSubstancëe dëmshme Substancëe dëmshme60 4 Acidet dhe bazat
                                
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66