Page 63 - Demo
P. 63
Përmbledhje• Acidet dhe bazat ndodhen kudo.• Disa acide dhe baza janë të rrezikshme (shumë të dëmshme).• Etiketat e substancave kimike të dëmshme kanë shenjën e rrezikshmërisë.• Acidet dhe bazat kanë veti të kundërta. Ato asnjanësojnë njëra-tjetrën.4.1 Vetitë e acideve dhe të bazaveTë gjitha këto produkte përmbajnë baza.Veprimtari 4.1Përgatitja e një posteriPërgatitni një poster me vetitë e acideve dhe të bazave. Tregoni kujdes që të dhënat të jenë të qarta dhe të sakta.Çfarë duhet të kemi parasysh kur punojmë me acide dhe baza, për të qenë të sigurt?Gjatë punës me substanca kimike duhet:• të përdorim syze mbrojtëse;• ta ndërpresim punën, nëse kemi derdhur acid apo bazë mbi tryezë ose përtokë;• të vendosim tapën e shishes me kokën lart mbi tryezën e punës, në mënyrë që sipërfaqja e saj të mos ndotet me acid apo bazë, si dhe të shmanget ndotja e tapës;• të mbyllim shishet me tapë kur mbarojmë punën dhe të tregojmë kujdes që të mos i ngatërrojmë ato.3. Çfarë kuptoni me termat; gërryes, djegës?4. Si do të veproni nëse spërkateni me acid?Pyetje dhe detyra Vetitë e bazaveShumë nga produktet e pastrimit (sapunët dhe detergjentët) përgatiten nga baza. Hidroksidi i natriumit është një bazë e fortë. Bazat e forta janë të dëmshme. Nëse na bie një pikë bazë mbi lëkurë, ajo do të rrudhoset, ndaj këshillohet që gjatë larjes së pajisjeve shtëpiake të përdoren doreza plastike. Bazat janë të dëmshme edhe për sytë, prandaj kur punohet me to duhet të përdorim syze.Bazat treten në ujë dhe bëhen më pak të dëmshme.Nga bazat që përdoren në laborator përmendim hidroksidin e natriumit, hidroksidin e kaliumit dhe hidroksidin e kalciumit.Bazat që treten mirë në ujë, janë të forta, ato që treten pak në ujë, janë të dobëta.Acidet dhe bazat kanë veti të kundërta, pra asnjanësojnë njëra-tjetrën.Nëse na bie një pikë acid ose bazë mbi lëkurë apo mbi rrobat tona, ato do të dëmtohen. Për ta parandaluar këtë gjë, duhet të shpëlajmë me ujë të bollshëm vendin ku ka rënë pika.Hidroksidi i natriumit (bazë e fortë) shfaq veti gërryese.4 Acidet dhe bazat 61

