Page 66 - Demo
P. 66
4.3 Treguesi hidrogjenor (pH)Me anë të lakmusit mund të dallojmë nëse një mjedis është acid apo bazik. Shpesh nuk mjaftohemi me kaq, sepse duam të dimë se sa acid apo sa bazik është një mjedis.Për të përcaktuar se sa acide apo sa bazike është tretësira ujore e një substance, mund të përdorim një dëftues universal.Ky dëftues ndryshon ngjyrën në varësi të shkallës së aciditetit apo bazicitetit të mjedisit.Jo të gjitha acidet kanë veti acide të njëjta. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për bazat. Disa baza dhe acide janë të dobëta, ndërsa disa baza dhe acide të tjera janë të forta.Acidet dhe bazat mund të renditen sipas fortësisë së tyre në rritje apo në zbritje.Tipi i substancës Shembuj Emri i përbërjes Ngjyra e dëftuesitacid i fortë HCl acid klorhidrik e kuqeacid i dobët H2CO3 acid karbonik e gjelbër në të verdhëasnjanëse H2O ujë jeshilebazë e dobët NH4OH hidroksid amoni blubazë e fortë NaOH hidroksid natriumi vjollcëFortësia e acideve apo e bazave përcaktohet nga vlera e pH-së (pehash), i cili quhet ndryshe tregues hidrogjenor. Ai merr vlerën nga 0–14.Ngjyra e dëftuesit universal tregon pH-në e një substance.acid i fortë ph = 1bazë e fortë ph = 13bazë e dobët ph = 10acid i dobët ph = 4substancë asnjanëse ph = 7Në këtë figurë janë paraqitur ngjyrat që merr dëftuesi universal në tretësira acide dhe bazike.Dëftuesi universal tregon shkallën e pH-së (vlerat e pH).vetitë acide në rritje vetitë bazike në rritjeasnjanës0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 1464 4 Acidet dhe bazat

