Page 67 - Demo
P. 67
4.3 Treguesi hidrogjenor (pH)Veprimtari 4.3Hulumtim rreth vlerave të pH-së së tretësirave ujore të substancave të ndryshme• Vlera e pH-së tregon sa acide apo bazike është tretësira ujore e një substance.• Dëftuesi universal ndryshon ngjyrën sa herë ndryshon vlera e pH-së së një tretësire.• Për vlera të pH < 7, mjedisi është acid.• Për vlera të pH > 7, mjedisi është bazik.• Nëse vlera e pH = 7, mjedisi është asnjanës.PërmbledhjePërgatitni tretësira ujore të substancave të ndryshme (acide, baza, kripëra). Përdorni dëftuesin universal për secilën tretësirë, për të parë nëse ndryshon ngjyra e tij.Shënoni në një tabelë ngjyrat që merr dëftuesi universal në çdo tretësirë.Krahasojini ato me ngjyrën në shkallën e pH-së për të përcaktuar vlerën e pH-së.Renditni tretësirat që provuat sipas vetive të tyre: acid i dobët, acid i fortë, tretësirë asnjanëse, bazë e fortë apo e dobët.Plotësoni tabelën e mëposhtme.1 Çfarë tregojnë vlerat e pH-së?2. Sa është vlera e pH-së në mjedis asnjanës?3. pH-ja e një tretësire është e barabartë me 1. Cili do të jetë reaksioni i mjedisit: acid, bazik apo asnjanës?4. Cili është intervali i vlerave të pH-së për bazat? Sa mund të jetë vlera e pH-së për bazat e forta?5. Çfarë ngjyre merr dëftuesi universal në një tretësirë, pH-ja e së cilës është 9?6. Cilat janë ngjyrat që merr dëftuesi universal në tretësirat acide?Pyetje dhe detyra Për vlera të pH-së nga 0–6, mjedisi është acid.Për vlera të pH-së nga 8–14, mjedisi është bazik.Vlera e pH = 7 tregon se mjedisi është asnjanës.HShTretësira Dëftuesi universal Vlera e pH-së Reaksioni i mjedisitlëng limoni 4 acid i dobëttretësirë NaOH blutretësirë sapuni 8 bazë e dobëtkoka-kola e verdhë 44 Acidet dhe bazat 65

