Page 68 - Demo
P. 68


                                    4.4 Asnjanësimi1. Çfarë ngjyre merr dëftuesi universal në një mjedis asnjanës?2. Si quhet reaksioni i bashkëveprimit të një baze me një acid?Pyetje dhe detyra Acidet veprojnë me bazat, duke dhënë kripë dhe ujë: HCl + NaOH  NaCl + H2O Ky lloj reaksioni quhet reaksion asnjanësimi.Kur përziejmë një acid me një bazë, mjedisi i përftuar mund të jetë acid, bazik apo asnjanës. Kjo varet nga sasia e acidit apo e bazës që përzihet, si dhe nga përqendrimet e tyre. Nëse përqendrimet e acidit dhe të bazës janë të barabarta, ndodh që kur hedhim më shumë acid se bazë, mjedisi bëhet acid dhe e kundërta, ai bëhet bazik nëse hedhim më shumë bazë sesa acid.Si mund të veprojmë që mjedisi të bëhet asnjanës?Në këtë rast, përveç acidit dhe bazës duhet të përdorim dhe një dëftues, i cili e ndryshon ngjyrën pikërisht kur tretësira e përftuar nga veprimi i acidit me bazën bëhet asnjanëse.Përziejmë acid me bazë + dëftues për të përftuar një tretësirë asnjanëse.Me anë të buretës shtojmë acid në enën konike që përmban bazë + dëftues.Përgatitja e një tretësire asnjanësePër të realizuar këtë, duhet të përdorni një pajisje laboratorike që quhet buretë. (Shikoni në figurën përbri.)Mbusheni buretën me 50 ml acid 0.1 M. Në një enë konike (elermajer) hidhni një sasi baze, p.sh. 25 ml. Hapeni rubinetin e buretës që acidi të rrjedhë pikë-pikë (ngadalë). Përziejeni përmbajtjen duke e tundur disa herë enën konike.Ashtu siç mund ta shihni në figurën 2, për ta bërë asnjanëse tretësirën bazike që ndodhej në enën konike u harxhuan 25 ml acid. Vëllimi 25 ml i acidit asnjanësoi bazën. Themi se pH = 7.Në figurën 3 vihet re se, kur shtohen më shumë pika acidi, ngjyra e dëftuesit ndryshon, sepse mjedisi bëhet acid. 0 ml 50 ml 50 ml 50 ml 25 ml 28 mlacidburetëtretësirë baze + dëftues universalenë konike66 4 Acidet dhe bazat
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72