Page 69 - Demo
P. 69


                                    4.4 AsnjanësimiVeprimtari4.4Si formohet ylberi pas shiut?• Acidet dhe bazat asnjanësojnë njëra-tjetrën.• Reaksioni që ndodh midis një acidi dhe një baze quhet reaksion asnjanësimi.• Për të asnjanësuar një sasi të caktuar baze duhet të përdorim një sasi të caktuar acidi. Bazat dhe acidet veprojnë në sasi të ekuilibruara, bazuar në raportet e përqendrimeve dhe të moleve që marrin pjesë në reaksion.Përmbledhje1 Në një provëz hidhni pak karbonat natriumi, Na2CO3.2. Shtoni me kujdes ujë deri në 2/3-ën e vëllimit të provëzës.3. Hidhni në të disa pika të dëftuesit universal (nëse dëftuesi nuk është i lëngët, por shirit letre, merrni një copë të gjatë prej tij dhe vendoseni nga fundi i provëzës deri në grykën e saj).3. Bazuar në ngjyrat e lëngut në provëz, përcaktoni vlerën e pH-së të tretësirës në grykën e saj.4. Po vlera e pH-së së tretësirës në fundin e provëzës?5. Në cilën pjesë të provëzës mjedisi është bazik i fortë?Pyetje dhe detyra Pamje e eksperimentit pas disa ditësh (ka ndodhur reaksioni i asnjanësimit).Na2CO3 + 2HCl → 2NaCl + CO2 + H2OSi përftohet ylberi në provëz?Çfarë ndodh në fund të provëzës?Karbonati i natriumit tretet në ujë dhe dëftuesi universal i jep tretësirës ngjyrën blu (mjedisi është bazik i fortë).Më pas, grimcat e Na2CO3 dhe ato të dëftuesit shpërhapen duke u ngjitur lart në provëz dhe duke u përzier me grimcat e ujit. Ngjyra e tretësirës bëhet blu e çelët (mjedisi është bazik i dobët).Çfarë ndodh në grykën e provëzës?Grimcat e dëftuesit universal takojnë grimcat e acidit dhe ngjyra e tij bëhet blu në të kuqe (mjedis acid i fortë). Grimcat e acidit shpërhapen drejt mesit të provëzës, duke u përzier me grimcat e ujit. Ngjyra e dëftuesit në këtë pjesë të provëzës bëhet e verdhë (mjedis acid i dobët).Çfarë ndodh në mesin e provëzës?Grimcat e acidit që shpërhapen nga lart-poshtë përzihen me grimcat e karbonatit të natriumit, që shpërhapen nga poshtë-lart. Ato asnjanësojnë njëra-tjetrën dhe dëftuesi universal kthehet në ngjyrë të gjelbër.acid klorhidrik (HCl)ujësoda e rrobave (Na2CO3)2 ditë674. Shtoni me kujdes pak acid.5. Mos e tundni provëzën dhe mos e përzieni përmbajtjen e saj.6. Lëreni provëzën në mbajtësen e provëzave për disa ditë. Shënoni herë pas here çfarë vini re.4 Acidet dhe bazat
                                
   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73