Page 70 - Demo
P. 70


                                    4.5 Asnjanësimi në jetën e përditshmeProcesi i tretjes së ushqimeveTe njeriu, tretja e ushqimeve fillon në gojë, vazhdon në stomak dhe më pas në zorrë, ku dhe përfundon. Stomaku prodhon acid klorhidrik, i cili ndikon në tretjen e ushqimit. Nëse në stomak prodhohet më shumë acid sesa duhet, ushqimi nuk tretet. Për të ndihmuar në rregullimin e gjendjes së tij dhe në procesin e tretjes së ushqimeve mund të përdoren disa barna. Këto barna kanë veti bazike dhe quhen antiacide. Ato asnjanësojnë acidin e tepërt të stomakut.Pasta për larjen e dhëmbëveNë gojën e njeriut ndodhen miliona baktere, të cilat ushqehen me mbetjet e ushqimeve që grumbullohen midis dhëmbëve. Gjatë të ushqyerit bakteret prodhojnë acide, të cilat me kalimin e kohës i dëmtojnë dhëmbët dhe bëjnë që ata të prishen. Për t’i ruajtur dhëmbët nga prishja, njerëzit duhet të përdorin pastë dhëmbësh për larjen e tyre. Pasta e dhëmbëve përmban baza që ndikojnë në asnjanësimin e acideve.Disa barna për rregullimin e procesit të tretjes.Pasta e dhëmbëve ndihmon në asnjanësimin e mjedisit acid te dhëmbët.Asnjanësimi i ujërave të liqeneveNë disa vende të botës, në mbetjet e prodhimit të fabrikave ndodhen mjaft substanca kimike të dëmshme. Ato lëshohen në ajër dhe kur bie shi, treten në ujë duke formuar shiun acid. Ky shi dëmton bimët drunore, ndryshon pH-në e ujërave të liqeneve, lumenjve dhe pellgjeve. Jeta e bimëve dhe e kafshëve bëhet e pamundur në mjedis acid. Për të asnjanësuar mjedisin acid të liqeneve mund të shpërndahen baza në ujërat e tyre. Rritja e drithëraveNë disa zona, toka është mjaft acide dhe bimët nuk rriten mirë në to. Fermerët hedhin gëlqere mbi sipërfaqen e tokës, me qëllim asnjanësimin e saj dhe krijimin e kushteve më të mira për rritjen e bimëve.Për të asnjanësuar mjedisin acid të tokës, mbi sipërfaqen e saj shpërndahet gëlqere.1. Pse pasta e dhëmbëve duhet të përmbajë baza? 2. Si formohet acidi në dhëmbët tanë?Pyetje dhe detyra Z+A3. Pse në disa vende shpërndahen baza mbi sipërfaqen e ujërave të liqeneve? 4. Çfarë hedhin fermerët për të asnjanësuar tokën acide? Shpjegoni si e bëjnë ata këtë gjë (fotografia përbri). Pyetje dhe detyra Z+AZ+A68 4 Acidet dhe bazat
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74