Page 72 - Demo
P. 72
4 Acidet dhe bazatVeprimtari 4.6ANë kërkim të pyetjeveNdahuni në grupe dhe diskutoni brenda grupit rreth procesit të asnjanësimit. Shkruani katër pyetje rreth acideve dhe bazave që mendoni t’i përdorni. Diskutoni më pas idetë tuaja me të gjitha grupet. A mund të provohet çdo pyetje që hartuat apo do të zgjidhni disa prej tyre? Shpjegoni pse. 4.6 Si të planifikoni një hulumtim?Si lindin pyetjet?Shpesh kimistëve u lindin pyetje të tilla:• Sa gëlqere duhet përdorur për të asnjanësuar aciditetin e ujit të një liqeni?• Cili është ilaçi më i mirë për të asnjanësuar aciditetin e stomakut dhe për të rregulluar procesin e tretjes?• Sa pastë dhëmbësh duhet të përdorim për të asnjanësuar mjedisin acid te dhëmbët?Për sa i përket pyetjes së dytë, mund të themi se ajo nuk është formuluar saktë. Në këtë rast duhet të kërkohej se cili nga ilaçet që asnjanësojnë mjedisin acid të stomakut është provuar se është më i pëlqyer, më efikas e pse jo, më i lirë.Për të provuar saktësinë e pyetjeve të tyre, kimistët bëjnë prova.Planifikimi i hulumtimitNëse doni të planifikoni një hulumtim, më parë duhet të mendoni dhe të vizatoni figurat e një eksperimenti kimik. Për shembull, nëse jeni duke hulumtuar rreth efektit të ilaçeve (në trajtë pluhuri) në aciditetin e stomakut të njeriut, dihet se nuk mund ta provoni atë në trupin tuaj, por në një objekt model, p.sh., në një gotë kimike që përmban acid.Në këtë rast mund të hartoni pyetje të tilla:• Si mund të realizohet saktë hulumtimi?• Cila është madhësia që mund të ndryshojë gjatë eksperimentit?• Cila është madhësia që mund të mbahet e pandryshuar?• Si mund të kuptojmë që ilaçi pluhur e asnjanësoi acidin?• Si mund ta shohim se çfarë do të ndodhë?• Si mund ta kryejmë hulumtimin?• Si mund t’i shkruajmë rezultatet?Veprimtari 4.6BTë planifikoshZgjidhni njërën nga pyetjet e veprimtarisë 3.6A dhe planifikoni se si do ta kryeni hulumtimin.HShHShÇfarë duhet të mat unë?Çfarë duhettë bëj për të qenë e sigurt?Çfarëpajisjeshduhet të përdor?70

