Page 74 - Demo
P. 74


                                    4.1 Në tabelën e mëposhtme jepen vetitë e acideve dhe të bazave. Duke u bazuar në to, jepni të paktën nga tre shembuj acidesh dhe bazash.Vetitë e acideve Vetitë e bazave• kanë shije të thartë• janë djegëse• mund të treten mirë ose jo mirë në ujë• ndahen në acide të dobëta dhe acide të forta• intervali i vlerave të pH-së tek acidet është nga 0–6• fenolftaleina nuk merr ngjyrë• metiloranzhi merr ngjyrë të kuqe• letra e lakmusit merr ngjyrë të kuqe/rozë• janë gërryese• mund të treten mirë ose jo mirë në ujë• tretësira ujore e një baze të jep ndjesi rrëshqitëse (kujtoni tretësirën ujore të sapunit)• ndahen në baza të forta dhe të dobëta• intervali i vlerave të pH-së te bazat është nga 8–14• fenolftaleina merr ngjyrë të kuqe• metiloranzhi merr ngjyrë të verdhë• lakmusi merr ngjyrë blu 4.2 Lakmusi është një substancë me ngjyrë që përftohet nga pjesë të ndryshme të bimës. Ai merr ngjyrë të kuqe në tretësirë acide (mjedis acid), kthehet në ngjyrë blu në tretësirë bazike (mjedis bazik), ndërsa në tretësirën asnjanëse (mjedis asnjanës) nuk ndryshon ngjyrë.a) Cili është emri shkencor i një substance, e cila ka veti të ndryshojë ngjyrën  sipas reaksionit të mjedisit?b) Çfarë ngjyre do të marrë lakmusi në një mjedis (tretësirë) me pH = 4?  (për ndihmë mund të shikoni shkallën e pH-së) c) Cila do të jetë ngjyra që mund të marrë lakmusi në ujin e pastër?4.3 Secila nga fjalët apo shprehjet e mëposhtme përcakton vetitë e acidit apo të bazës. Dëftuesi universal kthehet në ngjyrë të kuqe. pH = 2 pH = 9 pastë dhëmbësh veti regjëse (i rrëshqitshëm) i thartë lëng limoni Kopjoni në fletore tabelën dhe vendosni në vendin përkatës secilën nga fjalët dhe shprehjet e mësipërme.Fjalë që i përkasin acideve Fjalë që i përkasin bazave   Kreu 4 Pyetje dhe ushtrime përmbledhëse72 4 Acidet dhe bazat
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78