Page 75 - Demo
P. 75


                                    a) Shoferi ka vendosur shenjën e paralajmërimit “Substancë e rrezikshme!”. Shpjegoni pse është e rëndësishme të vendoset ajo?b) Tregoni se çfarë duhet bërë në rast aksidenti, p.sh., nëse një sasi acidi derdhet në tokë gjatë mbushjes së depozitës së kamionit.  Shpjegoni përgjigjen tuaj.4.5 Emi dhe Izabela vendosën të kryejnë një eksperiment. Ato hodhën 50 cm3 (ml) tretësirë ujore të një baze në një enë konike. Më pas shtuan disa pika të dëftuesit universal. Vajzat përdorën një buretë me 50 cm3 acid 0,1 M për të asnjanësuar bazën. Çdo herë shtonin nga 10 cm3acid në enën ku ndodhej baza. Emi e tundte enën konike sa herë shtohej acidi në të. Izabela shënoi vlerat e pH-së për çdo vëllim acidi të shtuar. Më poshtë jepet tabela me rezultatet e eksperimentit të tyre.Vëllimi i acidit të shtuar në ml0 10 20 30 40 50pH-ja e tretësirës 12 11 10 9 8 7a) Cila ishte ngjyra e tretësirës në çastin fillestar?b) Cila ishte ngjyra e tretësirës në çastin përfundimtar?c) Cila nga fjalitë e mëposhtme është e saktë? • Acidi ishte më i fortë se baza. • Baza ishte më e fortë se acidi. • Fortësia e acidit dhe e bazës ishte e njëjtë. Shpjegoni përgjigjen tuaj duke u bazuar në vlerat e pH-së në tabelën e mësipërme.d) Vizatoni një grafik për të shënuar rezultatet e dy nxënëseve.  Në boshtin vertikal vendosni vlerat e pH-së.buretëacidbazë + dëftues universal73 Kreu 4 Pyetje dhe ushtrime përmbledhëse4.4 Depozita e këtij kamioni po mbushet me acid në një fabrikë.4 Acidet dhe bazat4.6 Kërkoni në internet informacion për temat: a) Asnjanësimi i tokave acide apo bazike. b) Asnjanësimi i mjedisit acid te stomaku i njeriut. c) Përdorimi i plehrave kimike në rritjen e kulturave bujqësore.
                                
   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79