Page 76 - Demo
P. 76
5.1 Shndërrimet fizike dhe kimike1. Përfytyroni sikur një gotë kimike përplaset me ndonjë objekt dhe thyhet.a) A formohet në këtë rast ndonjë substancë e re?b) Si quhet ky lloj shndërrimi?2. Cilët janë reaktantët dhe produktet në reaksionin e bashkëveprimit të hekurit me squfurin?Pyetje dhe detyra 5 Shndërrimet fizike dhe kimikeShndërrimet fizikeKemi mësuar se çdo substancë mund të kalojë nga një gjendje fizike në një tjetër, nëse grimcat përbërëse të saj marrin apo lëshojnë energji në formën e nxehtësisë. Për shembull: uji lëng mund të kalojë në gjendje të ngurtë (akull) dhe në gjendje të gaztë (avuj uji). Gjatë kalimit nga gjendja e lëngët në atë të ngurtë, molekulat e ujit lëshojnë energji në mjedis, ndërsa gjatë kalimit nga gjendja e lëngët në atë të gaztë, ato marrin energji nga mjedisi. Në të dyja rastet, përbërja kimike e ujit nuk ndryshon. Këto lloj ndryshimesh të gjendjes fizike të ujit quhen shndërrime fizike. akull uji lënghekur squfur sulfur hekuriHekuri dhe squfuri bashkëveprojnë dhe formojnë një substancë të re. Në këtë rast themi se ka ndodhur një reaksion kimik. Gjatë reaksionit kimik, atomet e hekurit lidhen kimikishtme atomet e squfurit. Ky reaksion paraqitet në dy mënyra: me fjalë dhe me anë të simboleve e formulave kimike:hekur + squfur → sulfur hekuri (me fjalë)Fe(ng) + S(ng) → FeS(ng) Shigjeta lidh dy anët e reaksionit kimik. Substancat që veprojnë me njëra-tjetrën quhen reaktantë. Substancat që përftohen nga reaksioni quhen produkte.reaktantët → produktetShndërrimet kimikeNë temat e kaluara mësuam se po të nxehim përzierjen tallash hekuri - pluhur squfuri, përftohet një substancë e re, e cila quhet sulfur hekuri. Vetitë fizike dhe kimike të sulfurit të hekurit janë të ndryshme nga ato të hekurit dhe të squfurit. Ky lloj ndryshimi quhet shndërrim kimik.Gjatë një shndërrimi kimik formohen substanca kimike të reja.+ →Fe S Fe S avuj uji74

