Page 77 - Demo
P. 77
755.1 Shndërrimet fizike dhe kimike• Në një reaksion kimik formohen substanca të reja.• Ajo që ndodh gjatë një reaksioni kimik, mund të tregohet edhe nëpërmjet barazimit me fjalë.• Substancat nistore të reaksionit quhen reaktantë. Substancat që përftohen, quhen produkte.Përmbledhje 3. Në sistemin tonë të tretjes, molekulat e proteinave shpërbëhen në molekula të aminoacideve. a) A formohet në këtë rast ndonjë substancë e re?b) A ka ndodhur ndonjë reaksion kimik?4. Procesi i frymëmarrjes aerobe paraqitet me anë të një reaksioni të përgjithshëm. (Kujtoni nga Biologjia 8, kap. IV.)a) Cilët janë reaktantët në reaksionin e frymëmarrjes?b) Cilët janë produktet në reaksionin e frymëmarrjes?5. Si quhet procesi që ndodh te bimët, por jo te kafshët?Pyetje dhe detyra 5 Shndërrimet fizike dhe kimikeReaksionet kimike në organizmat e gjallëReaksionet kimike ndodhin në çdo organizëm të gjallë. Ato ndodhin te bimët, kur rriten dhe kur kalben gjethet. Ndodhin në trupin tonë, si procese jetësore, për shembull, reaksionet e tretjes së ushqimit.Reaksione të tjera kimikeNga bashkëveprimi i tallashit të hekurit me squfurin pluhur përftohet sulfuri i hekurit. Duke qenë se në këtë rast përftohet një substancë e re, themi se reaktantët lidhen kimikisht me njëri-tjetrin, duke formuar substancën produkt. Hekuri dhe squfuri janë reaktantë, ndërsa sulfuri i hekurit është substanca produkt. Ky lloj reaksioni quhet reaksion bashkimi, sepse nga bashkëveprimi i dy substancave përftohet një e vetme.Në disa reaksione të tjera kimike mund të ndodhë që molekulat e një substance të shpërbëhen për të formuar molekulat e dy ose më shumë substancave të reja. Në temën 2.2 mësuam se si shfrytëzohet rryma elektrike për të shpërbërë ujin në hidrogjen dhe në oksigjen. Ky lloj reaksioni quhet reaksion shpërbërjeje.ujë → oksigjen + hidrogjenH O HH O HO OH HH H

