Page 78 - Demo
P. 78
5.2 Procesi i djegiesVeprimtari 5.2Djegia e magnezit1. Vendosni një llambë me alkool mbi një bazament që nuk digjet. Vini syzet mbrojtëse dhe ndizeni atë.2. Merrni me një pincetë për djegie një copë të vogël shirit magnezi.3. Mbajeni shiritin e magnezit në flakën e llambës, larg vetes dhe shokëve.4. Sapo shiriti i magnezit të ndizet, largojeni nga flaka.Gjatë kohës që magnezi digjet, mos e shikoni drejtpërdrejt flakën. Ai digjet me ndriçim të fortë, i cili mund të dëmtojë shikimin.5 Shndërrimet fizike dhe kimikeProcesi i djegies është një nga llojet e reaksioneve kimike.Të gjitha substancat që digjen, bashkëveprojnë me oksigjenin e ajrit.Në disa raste, produkti që përftohet nga procesi i djegies është hiri, i cili përbëhet nga një ose disa substanca të reja. Në përgjithësi, substancat e reja që ndodhen në hi janë okside, për shembull, nga djegia e magnezit metalik (shirit) përftohet një pluhur i bardhë, i cili quhet oksid magnezi. Magnezi bashkëvepron me oksigjenin duke dhënë një substancë të re, e cila quhet oksid magnezi.Magnezi dhe oksigjeni janë reaktantët, kurse oksidi i magnezit është produkti.Pas djegies së qymyrit, në vatër mbetet hiri. magnez + oksigjen oksid magnezishirit magnezidjegia e shiritit të magnezitoksidi i magnezitA1 Përshkruani çfarë ndodhi me shiritin e magnezit.A2 Tregoni çfarë u përftua.A3 Cilët janë reaktantët e këtij reaksioni kimik?A4 Renditni masat e sigurisë që duhen marrë për kryerjen e këtij eksperimenti. Pyetje dhe detyra HSh→Mg Mg O O Mg O Mg O 76

