Page 8 - Demo
P. 8
Nga proceset primitive te një shkencë e mirëfilltë natyroreShumë vjet më parë, kur kimia nuk ekzistonte si shkencë, njerëzit kishin arritur të zbatonin artin e saj. Ata kryenin procese të thjeshta kimike, si: prodhimin e verës, qeramikës, qelqit, regjjen e lëkurëve, nxjerrjen dhe përpunimin e disa metaleve etj. Këto procese nuk ishin të bazuara në teori kimike.Nga gërmimet e bëra në varre të vjetra (3000 vjet p.e.s), në Egjipt, janë zbuluar punime ari, argjendi, bakri, hekuri dhe piktura me bojëra të bukura, të cilat dëshmojnë përdorimin e shumë proceseve të thjeshta kimike.Në histori njihen epoka e bronzit dhe epoka e hekurit. Gjatë këtyre epokave, njerëzit nxirrnin e përpunonin bakrin dhe hekurin. Me këto materiale, ata bënin vegla pune, mjete mbrojtëse dhe enë të ndryshme.Shkenca e kimisë u zhvillua më ngadalë, pas astronomisë, fizikës dhe matematikës, por studiuesit vazhdimisht kërkonin të dinin mbi strukturën dhe sjelljen e lëndëve që ata përdornin. Sende prej hekuri dhe prej bakri Toka, uji, zjarri dhe ajriZhvillimi historik i kimisëTë parët që dhanë ide mbi ndërtimin dhe strukturën e materies ishin filozofët e Greqisë së lashtë. Demokriti ishte nga të parët që përshkroi të padukshmin atom, por teoria e tij u harrua shpejt. Më vonë, filozofë të tjerë besonin se e gjithë materia formohej nga katër elemente: toka, ajri, zjarri, uji.Për 2000 vjet me radhë, u bënë përpjekje ta vendosnin kiminë mbi bazën e arsyes. Rënia e qytetërimit grek u pasua nga arritjet e qytetërimit romak, ku vazhduan të praktikoheshin njohuritë e thjeshta kimike, duke përparuar shumë pak në njohuritë teorike. Pas rënies së qytetërimit romak, njohuritë u përhapën në Evropë. Gjithashtu, kultura arabike, veçanërisht zbulimet në fushën e algjebrës (numrat arabë, zeroja etj.) dhanë një kontribut të madh dhe shumë të vlefshëm për zhvillimin e mëtejshëm të kimisë.

