Page 80 - Demo
P. 80
5.3 Reaksionet kimike Veprimtari 5.3Reaksionet e metaleve me acide1. Vendosni në provëza të veçanta nga një copë të vogël prej secilit metal.2. Shtoni acid klorhidrik në çdo provëz (deri në ½ e vëllimit të saj).3. Nëse vini re që çlirohen bulëza gazi, bëni provën e djegies së tij me ashklën e ndezur, për të gjetur se cili gaz është. Nëse gazi digjet me kërcitje, kjo tregon se është hidrogjen.4. Shënoni të dhënat dhe përfundimet tuaja në një tabelë. 1. Cilët janë reaktantët në reaksionin e parë?2. Cilët janë produktet e reaksionit të bashkëveprimit të zinkut me acidin sulfurik?Pyetje dhe detyra 5 Shndërrimet fizike dhe kimikeReaksionet e metaleve me acideÇdo reaksion kimik është një shndërrim kimik. Ndryshe mund të themi se ai është një bashkëveprim kimik i dy ose më shumë substancave nistore (reaktantëve), që përfundon me formimin e një ose disa substancave produkt.Gjatë bashkëveprimit të magnezit me acidin klorhidrik përftohen bulëza gazi. Ky gaz është hidrogjeni. Barazimi kimik i këtij reaksioni shkruhet si më poshtë:Magnezi vepron me acidin.Hulumtim për çlirimin e hidrogjenitNëse gjatë një reaksioni kimik shohim të dalin bulëza, mendojmë se po çlirohet gaz. Megjithatë, kjo nuk mjafton për të treguar se cili gaz është ai.Figurat djathtas tregojnë se si të provojmë që gazi i çliruar është hidrogjeni.Në prani të oksigjenit të ajrit, hidrogjeni digjet me kërcitje (zhurmë e lehtë). Për të provuar këtë, në fillim mbyllim me gisht grykën e provëzës së mbushur me hidrogjen nga aparati i prodhimit të tij, në mënyrë që hidrogjeni i përftuar të mos dalë jashtë. Hidrogjeni është shumë më i lehtë se ajri dhe po të mos e mbyllim grykën e provëzës, ai largohet menjëherë. Ndezim një ashkël druri dhe pasi të kemi hequr gishtin, e afrojmë ashklën e ndezur te gryka e provëzës. Ndërkohë që hidrogjeni digjet, përftohen avuj uji. Kjo ndodh si rezultat i bashkëveprimit të tij me oksigjenin e ajrit. 2H2(g) + O2(g) = 2H2O(g) hidrogjen + oksigjen → ujëashkëlhidrogjeni digjet me kërcitje Mg(ng) + 2HCl(uj) = MgCl2(uj) + H2↑magnez + acid klorhidrik → klorur magnezi + hidrogjenShigjeta me drejtim nga poshtë - lart tregon se substanca e përftuar është në gjendje të gaztë.Ashtu si magnezi, me acidet veprojnë edhe shumë metale të tjera. Për shembull: Zn(ng) + H2SO4(uj) = ZnSO4(uj) + H2↑ zink + acid sulfurik → sulfat zinku + hidrogjenmagnez acid klorhidrikHSh78

