Page 82 - Demo
P. 82
5.4 Rilidhja e atomeve1. Analizoni reaksionin e bashkëveprimit të karbonatit të kalciumit me acidin klorhidrik.a) Cila nga substancat produkt të këtij reaksioni përmban elementin kalcium?b) Cila prej substancave nistore (reaktante) përmban elementin hidrogjen?c) Cila nga substancat produkt përmban elementin hidrogjen?d) Cili prej reaktantëve përmban elementin karbon?e) Cila nga substancat produkt përmban elementin karbon?2. Analizoni reaksionin e shpërbërjes së ujit në hidrogjen dhe oksigjen.a) Sa atome dhe të cilit lloj ndodhen në molekulën e ujit? b) Cilat lloje molekulash formohen në fund të reaksionit të shpërbërjes?c) Cilat janë llojet e atomeve që kanë formuar këto molekula?d) Sa është numri i atomeve të çdo lloji në fund të reaksionit?Pyetje dhe detyra 5 Shndërrimet fizike dhe kimikeÇfarë ndodh gjatë një reaksioni kimik?Gjatë një reaksioni kimik, atomet përbërëse të reaktantëve prishin lidhjet midis tyre dhe rilidhen në një mënyrë të re. Kur veprojnë substancat e thjeshta njëatomike, atomet e njërës substancë lidhen me atomet e substancës tjetër, ndërsa kur veprojnë grimca të substancave të thjeshta dyatomike apo grimca të substancave të përbëra, atomet apo jonet përbërëse të tyre ndahen nga njëri-tjetri dhe rilidhen në një mënyrë të re, duke dhënë grimca të substancave produkt. Shohim shembujt e mëposhtëm: 1. Në reaksionin midis hekurit dhe squfurit, atomet e hekurit dhe ato të squfurit që ndodhen në fillim të reaksionit në formën e substancave të thjeshta njëatomike, gjenden edhe në fund të tij, por të lidhura kimikisht në formën e përbërjes së sulfurit të hekurit. Barazimi i këtij reaksioni është si më poshtë: 2. Barazimi kimik i reaksionit midis magnezit dhe acidit klorhidrik zhvillohet si më poshtë: Magnezi (reaktant) gjendet edhe te produkti MgCl2. Hidrogjeni ndodhet te HCl (reaktant) dhe te produktet, si H2 (gaz), pra lidhjet midis hidrogjenit e klorit te HCl shkëputen dhe formohen lidhje të reja H-H. Lidhje të reja formohen edhe midis joneve Mg2+ dhe 2 Cl-. Nëse analizojmë barazimet e reaksioneve të mësipërme, vëmë re se elementet që ndodhen te reaktantët, janë edhe te produktet. Në një reaksion kimik nuk ka humbje atomesh dhe nuk prodhohen atome të reja. Ato vetëm rilidhen sipas një mënyre të re. Çdo reaksion kimik shkruhet në formën e një barazimi kimik, që do të thotë se në të dyja anët e tij, numri dhe lloji i atomeve nuk ndryshon. Ajo që ndryshon, është rilidhja e tyre sipas një mënyre të re. Ky pohim njihet si ligji i ruajtjes së atomeve.hekur + squfur → sulfur hekurimagnez + acid klorhidrik → klorur magnezi + hidrogjenFe S Fe SMg Cl Mg Cl H H H Cl H Cl80

