Page 83 - Demo
P. 83


                                    CUP Checkpoint Fig 9.4D Rafaela, Tian-ning and Brad10/01/25Eleanor Jones815.4 Rilidhja e atomeve• Gjatë një reaksioni kimik nuk shtohet apo pakësohet asnjë atom. • Masa e përgjithshme e reaktantëve është e barabartë me masën e përgjithshme të produkteve.Përmbledhje 3. a) Emi hodhi në një enë konike 3,7 g magnez dhe shtoi në të 15 g acid sulfurik. Sa do të jetë masa e përgjithshme e produkteve të këtij reaksioni?b) Nëse Emi vendos në reaksion 1 g magnez, sa gramë magnez do të ndodhet në sulfatin e magnezit të përftuar?Pyetje dhe detyra 5 Shndërrimet fizike dhe kimikeRuajtja e masësNumri i masës është veçori e çdo atomi. Përderisa gjatë zhvillimit të një reaksioni kimik, asnjë atom nuk shtohet apo nuk pakësohet, themi se edhe masa e tyre nuk shtohet ose nuk pakësohet.Emi, Lada dhe Eraldi realizuan reaksionin e bashkëveprimit të karbonatit të kalciumit me acidin klorhidrik.Ata vendosën pak karbonat kalciumi në një poç konik, shtuan aty pak acid klorhidrik dhe e mbyllën poçin me një tapë gome. Më pas, poçin e vendosën në pjatën e një peshoreje. Secili prej tyre kishte mendim të ndryshëm për masën e poçit para dhe pas reaksionit.acid klorhidrikkarbonat kalciumiPas kryerjes së eksperimentit, nxënësit vunë re se masa nuk ndryshoi. Mendimi i Ladës ishte i drejtë. Nga sa u provua më sipër, mund të themi se në çdo reaksion kimik nuk ndryshon lloji i atomeve dhe as numri i tyre. Asgjë nuk shtohet apo pakësohet. Në një reaksion kimik, masa e reaktantëve është e barabartë me masën e produkteve. Ky pohim shumë i rëndësishëm quhet ligji i ruajtjes së masës.Emi LadaZ+ACUP Checkpoint Fig 9.4D Rafaela, Tian-ning and Brad10/01/25Eleanor JonesCUP Checkpoint Fig 9.4D Rafaela, Tian-ning and Brad10/01/25Eleanor JonesUnë mendoj se masa do të zvogëlohet, sepse njëri nga produktet është gaz dhe gazet janë shumë të lehta.Unë mendoj se masa do të rritet, sepse kemi dy reaktantë dhe tri produkte, pra kemi më shumë produkte.EraldiNdërsa unë mendoj se masa nuk do të ndryshojë, sepse në grykën e poçit kemi vendosur një tapë, e cila nuk lejon asnjë atom të hyjë apo të dalë prej tij.
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87