Page 84 - Demo
P. 84


                                    5.5 Edhe një herë për ligjin e ruajtjes së masës1. Në reaksionin midis karbonatit të kalciumit dhe acidit klorhidrik:a) Cili është reaktanti që përmban elementin oksigjen?b) Cilat janë dy produktet që përmbajnë elementin oksigjen?c) Çfarë ndodh me atomet e hidrogjenit gjatë shpërbërjes së ujit? 2. Shpjegoni pse u zvogëlua shuma e masave të produkteve në eksperimentin e Jerës.Pyetje dhe detyra 5 Shndërrimet fizike dhe kimikeKur hedhim acid klorhidrik në një provëz që përmban karbonat kalciumi, ndodh një reaksion kimik. Koha (në min.) Masa e enës konike me përmbajtjen (në g)0 25010 207Pse ndryshoi masa e përgjithshme e substancave?Sipas ligjit të ruajtjes së masës, masa e substancave nistore duhet të jetë e njëjtë me atë të produkteve, por në eksperimentin e Jerës masa e tyre ndryshoi, pra u zvogëlua. Pse ndodhi kjo?Barazimi kimik i reaksionit shkruhet si më poshtë: CaCO3(ng) + 2HCl(l) = CaCl2(uj) + H2O(l) + CO2(g) ↑ karbonat kalciumi + acid klorhidrik → klorur kalciumi + ujë + dioksid karboniDioksidi i karbonit (gaz) i formuar gjatë reaksionit, u largua në ajër, sepse ena konike ishte e hapur. Për këtë arsye, shuma e masave të produkteve rezultoi më e vogël se shuma e masave të reaktantëve.Elementet që ndodhen te reaktantët, janë gjithmonë të pranishme edhe te produktet. Jera peshoi veç e veç një enë konike, disa copa karbonat kalciumi dhe acid klorhidrik. Më pas, hodhi në enën konike karbonatin e kalciumit dhe acidin klorhidrik. Pas dhjetë minutash nga fillimi i reaksionit, ajo peshoi enën me përmbajtjen e saj.Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur rezultatet përkatëse.82
                                
   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88