Page 85 - Demo
P. 85
835.5 Edhe një herë për ligjin e ruajtjes së masës• Në disa raste, rezultatet e eksperimenteve janë të papritura, por jo të pashpjegueshme.• Duke kërkuar shpjegimin për rezultatet e papritura, mund të arrijmë në ide dhe teori të reja shkencore.Përmbledhje 3. Çfarë shndërrimi ndodh në poten e porcelanit? Argumentoni përgjigjen.Pyetje dhe detyra 5 Shndërrimet fizike dhe kimikeShkencëtari francez, Antuan Lavuazjenxehtësipote porcelaniGjatë nxehjes së magnezit, hapet kapaku për të lejuar oksigjenin që të hyjë lirisht.Një rezultat tjetër i papritur Peshojmë një pote porcelani bashkë me një copë magnezi të vendosur në të. Shënojmë në fletore masën e përgjithshme të saj, më pas e vendosim si në figurë dhe e nxehim me kujdes. Gjatë nxehjes, kapaku i potes hapet herë pas here, për të lejuar ajrin që të hyjë lirisht në të. Kur i gjithë magnezi të jetë kthyer në hi (pluhur i bardhë), potja me përmbajtjen lihet të ftohet dhe peshohet përsëri.Kur magnezi nxehet në prani të ajrit, ndodh një reaksion kimik. Pas reaksionit, në pote do të mbetet një pluhur i bardhë (hiri). Nga peshimi i saj del se masa e hirit është më e madhe se masa e magnezit në fillim të reaksionit. Kjo njehsohet në këtë mënyrë: masa e potes me hi – masën e potes me magnez. Disa prej jush mund të mendojnë se hiri i përftuar duhet të jetë më i lehtë, sepse duket më i vogël se copa e magnezit. Duke parë flakët që dalin nga potja, mund të mendoni se në këtë mënyrë diçka ka humbur.Megjithatë, reaksioni i mëposhtëm ju shpjegon qartë se çfarë ndodh: 2Mg(ng) + O2(g) = 2MgO(ng) magnez + oksigjen → oksid magneziNë këtë rast kemi rritje të masës. Kjo shpjegohet me faktin se oksigjeni i ajrit lidhet kimikisht me magnezin, duke dhënë oksidin e magnezit.Shkencëtari francez, Antuan Lavuazje e realizoi këtë eksperiment në vitin 1772. Ai e përsëriti disa herë eksperimentin e tij dhe rezultatet treguan të njëjtën gjë: masa e produktit ishte më e madhe se shuma e masave të reaktantëve. Fillimisht, ai nuk mundi të shpjegonte atë që ndodhte. Më pas arriti në përfundimin se diçka që digjet, ka lidhje me një gaz që është pjesë e ajrit. Lavuazje zbuloi gjithashtu se ky gaz që merr pjesë në djegie, është i pranishëm edhe në procesin e frymëmarrjes. Ai e quajti atë oksigjen.

