Page 86 - Demo
P. 86
5.6 Si dallohen reaksionet kimike?5 Shndërrimet fizike dhe kimikeNë një reaksion kimik, reaktantët kthehen në produkte. Për të dalluar formimin e tyre nuk është aq e vështirë, sepse gjatë një reaksioni kimik vihen re disa shenja që tregojnë se po ndodh një shndërrim kimik, pra një reaksion. Disa nga këto shenja mund të jenë si më poshtë:a) ndryshimi i ngjyrësNëse nxehim oksidin e bakrit (me ngjyrë të zezë) me acid sulfurik, përftohet tretësira e sulfatit të bakrit (me ngjyrë blu). CuO(ng) + H2SO4(uj) = CuSO4(uj) + H2O(l)oksid bakri + acid sulfurik → sulfat bakri + ujë (i zi) (blu)b) çlirimi i një gaziGjatë bashkëveprimit të magnezit me acidin klorhidrik çlirohen bulëza të hidrogjenit (gaz). Mg(ng) + 2HCl(uj) = MgCl2(uj) + H2(g) ↑magnez + acid klorhidrik → klorur magnezi + hidrogjen.c) çlirimi i nxehtësisëNga bashkëveprimi i kaliumit me ujin çlirohet hidrogjen i gaztë. Gjatë këtij reaksioni çlirohet aq shumë nxehtësi, saqë hidrogjeni merr flakë. Barazimi i reaksionit është si më poshtë: 2K(ng) + 2H2O(l) = 2KOH(uj) + H2(g) ↑kalium + ujë → hidroksid kaliumi + hidrogjend) ndryshimi i vlerës së pH-sëNëse në një provëz që përmban ujë dhe dëftues universal shtoni një copë të vogël kaliumi, do të vini re se ngjyra e tretësirës ndryshon nga e gjelbër në vjollcë. Kjo tregon se tretësira bëhet bazike apo siç thuhet shpesh, alkaline dhe vlera e pH-së ka ndryshuar. Në vend të dëftuesit universal mund të përdoret fenolftaleinë. Uji me disa pika fenolftaleinë merr ngjyrë të kuqe sapo hedhim në të një copë të vogël natriumi apo kaliumi.Vlera e pH-së ndryshon edhe gjatë bashkëveprimit të një acidi me një bazë. Gjatë këtij reaksioni acidi dhe baza asnjanësojnë njëri-tjetrin. (Reaksioni i asnjanësimit midis hidroksidit të natriumit dhe acidit klorhidrik është trajtuar në mësimet e mëparshme.) NaOH(uj) + HCl(uj) = NaCl(uj) + H2O(l)hidroksid natriumi + acid klorhidrik → klorur natriumi + ujëOksidi i bakrit vepron me acidin sulfurik.Magnezi vepron me acidin klorhidrik.Kaliumi vepron me ujin.Në këtë reaksion përftohet klorur natriumi dhe ujë.acid klorhidrikhidroksid natriumi 84

