Page 87 - Demo
P. 87


                                    855.6 Si dallohen reaksionet kimike?Veprimtari 5.6Reaksion kimik apo shndërrim fizik?• Një reaksion kimik dallohet nga: ndryshimi i ngjyrës, çlirimi i një gazi, ndryshimi i temperaturës, ndryshimi i vlerës së pH-së apo formimi i një fundërrie.Përmbledhje Në laboratorin e shkollës mund të kryeni disa eksperimente në lidhje me temën e veprimtarisë. Realizojini ato sipas udhëzimeve dhe vrojtoni e regjistroni çdo gjë që ndodh. Kujdes! Zbatoni të gjitha masat e sigurisë.Për çdo eksperiment tregoni nëse është një reaksion kimik apo shndërrim fizik. Argumentoni përgjigjet tuaja.1. Përmendni dy shenja që tregojnë se ka ndodhur një reaksion kimik.2. Pse kaliumi quhet metal alkalin?3. Cila është përbërja që përftohet nga bashkëveprimi i oksigjenit me magnezin?4. Shpjegoni se çfarë ndodh kur karboni digjet në oksigjen. Shkruani barazimin e reaksionit.Pyetje dhe detyra 5 Shndërrimet fizike dhe kimikeHShe) formimi i fundërrisë (precipitatit)Nëse përziejmë tretësirën e nitratit të argjendit me atë të klorurit të kalciumit, ndodh një reaksion kimik dhe përftohet një substancë e ngurtë, e patretshme. Kjo substancë bie në fund të enës, ndaj quhet fundërri (ose precipitat). Në këtë rast, fundërria është kloruri i argjendit. 2AgNO3(uj) + CaCl2(uj) = ↓2AgCl (ng) + Ca(NO3)2 (uj)nitrat argjendi + klorur kalciumi → klorur argjendi + nitrat kalciumiSi mund të provohet që gazi i çliruar është dioksidi i karbonit, CO2?Gjatë bashkëveprimit të karbonatit të natriumit me acidin klorhidrik çlirohet dioksidi i karbonit (gaz). Për të provuar nëse gazi i çliruar është dioksidi i karbonit mund të përdoret uji i gëlqeres, Ca(OH)2. Dioksidi i karbonit e turbullon ujin e gëlqeres, sepse formohet karbonati i kalciumit (fundërri). Ca(OH)2(uj) + CO2(g) = ↓CaCO3(ng) + H2O(l)hidroksid kalciumi + dioksid karbon → karbonat kalciumi + ujëNga bashkëveprimi i nitratit të argjendit me klorurin e kalciumit formohet një fundërri.Kur gurgullohet dioksid karboni në ujin e gëlqeres, formohet një fundërri. Z+A
                                
   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91