Page 88 - Demo
P. 88
5.7 Ndryshkja (proces kimik)5 Shndërrimet fizike dhe kimikeShumë nga proceset kimike janë të dobishme, p.sh., ato që ndodhin gjatë gatimit apo në trupin tonë. Shpesh hasim procese kimike jo aq të dobishme, madje ndonjëherë edhe të dëmshme. Një proces i tillë është ndryshkja e hekurit.Kur hekuri lihet në një vend me ajër dhe lagështi, ai ndryshket. Hekuri vepron me agjentët atmosferikë (H2O, O2 etj. ) dhe formon ndryshkun, që është një substancë në trajtë pluhuri, me ngjyrë kafe të kuqërremtë.Ç’është ndryshku?Nga veprimi i hekurit me oksigjenin e ajrit dhe avujt e ujit formohet ndryshku ose oksidi i hekurit (III) i lidhur me një numër (n) molekulash H2O sipas këtij reaksioni: 4Fe(ng) + 3O2(g) + 2nH2O(l) = 2Fe2O3•nH2O(ng)hekur + oksigjen + avuj uji → ndryshkKjo do të thotë se hekuri ndryshon dhe nuk ka më vetitë e mëparshme. Një kolonë e fortë prej hekuri mund të ndryshket dhe të copëtohet. Si rrjedhojë, ndërtesa shembet.Ndryshku formohet vetëm në praninë e oksigjenit dhe të ujit. Çfarë e shkakton ndryshkjen e hekurit?Vendosim nga një gozhdë të re prej hekuri në secilën nga katër provëzat, siç tregohet në figurat e mëposhtme.Provëza 1 nuk përmban asgjë tjetër përveç gozhdës dhe është e hapur.Provëza 2 përmban ujë dhe gozhdën e zhytur përgjysmë në të. Ajo është e hapur dhe në të ka ujë dhe ajër.Provëza 3 ka klorur kalciumi në fund të saj, i cili përthith ujin, kështu që ajri brenda provëzës është i thatë. Në këtë provëz nuk ka ujë. Ajo mbyllet me tapë.Provëza 4 ka ujë, i cili është zier paraprakisht për të larguar gazet që ndodhen në të. Në sipërfaqe të ujit të zier hidhet një shtresë vaji, e cila nuk lejon ajrin që të tretet në ujë. Edhe kjo provëz mbyllet me tapë.Patkua prej hekuriFletët e hekurit në këtë kasolle të vjetër kanë filluar të ndryshken.Jo të gjitha shndërrimet kimike që pësojnë metalet përfundojnë me formimin e ndryshkut. Ky shndërrim që ka pësuar kjo çati prej bakri, ngjyra e së cilës është kthyer në të gjelbër, nuk quhet ndryshkje.provëza 1 provëza 2 provëza 3 provëza 4 provëza 1 provëza 2 provëza 3 provëza 4Pas disa javësh gozhdët në provëza duken si në figurën djathtas.86

