Page 9 - Demo
P. 9


                                    Një nga periudhat më interesante në historinë e kimisë është ajo e alkimistëve (vitet 500-1600). Ata u përpoqën të kthenin në ar metalet e zakonshme, por kjo ishte e pamundur. Edhe pse nuk arritën të jepnin ndonjë shtysë në zhvillimin e kimisë si shkencë, alkimistët ndikuan pozitivisht, sepse ideuan shumë procese eksperimentale. Njohuritë mbi përdorimin e lëndëve filluan të zgjeroheshin. U zbulua një numër i madh elementesh dhe substancash kimike. Filluan të studioheshin vetitë e tyre.Mari KyriTë rëndësishme ishin punimet e shumë shkencëtarëve, si Pristlit, Boilit, Lavuazjesë, Daltonit, Gei-Lysakut, Avogadros, Mari Kyrisë etj.Me anë të eksperimenteve të tij, Lavuazje e shndërroi kiminë nga një disiplinë të bazuar në eksperimente dhe vëzhgime të thjeshta, në një shkencë të bazuar në matje të sakta, ashtu siç është edhe sot. Ai konsiderohet themeluesi i kimisë moderne.Në fillim të shekullit XIX ishin zbuluar një sërë elementesh kimike. Në këtë kohë, Xhon Daltoni (mësues) propozoi teorinë e tij atomike. Që nga koha e Daltonit e deri më sot, njohuritë në kimi u zhvilluan me shpejtësi. Përmendim këtu zbulimin e madh të Mendelejevit, “Ligjin dhe tabelën periodike të elementeve”, arritjet në përcaktimin e strukturës së atomit, zbulimet e elementeve radioaktive, zhvillimet e teknologjisë kimike, biokimisë, përbërjes kimike të ADN-së dhe ARN-së, të cilat i dhanë një hov të madh zhvillimit të botës së qytetëruar.Sot, përmasat e zhvillimit të shkencës së kimisë janë të dukshme. Nuk ka dukuri natyrore apo procese industriale, ku të mos vihen re ndryshimet kimike të lëndës.AlkimistëtLaborator kimie i shek. XVIII
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13