Page 91 - Demo
P. 91
5 Shndërrimet fizike dhe kimike 895.4 Mbi sipërfaqen e sfurkut të lënë në mjedis të hapur ka ndryshk.a) Prej cilit nga metalet e mëposhtme është prodhuar pjesa kryesore e kësaj vegle bujqësore? Qarkojeni atë. alumin hekur bakër zinkb) Cili është emri kimik i ndryshkut?c) Propozoni një mënyrë për të parandaluar ndryshkjen e sfurkut.5.5 Jepen me fjalë reaksionet e mëposhtme:A karbon + oksigjen → dioksid karboni B hidroksid natriumi + acid klorhidrik → klorur natriumi + ujëC kalium + ujë → hidroksid kaliumi + hidrogjenD karbonat bakri → oksid bakri + dioksid karboni Shkruani germën për barazimin që:a) jep një oksid metali;b) është një reaksion asnjanësimi;c) është një reaksion djegieje. Kopjoni në fletore dhe plotësoni me fjalë reaksionet e mëposhtme.d) natrium + ujë → __________ + hidrogjene) karbonat bakri + acid sulfurik → __________ + __________ + ujë f) squfur + __________ → dioksid squfuriPër të gjitha reaksionet e mësipërme shkruani barazimet e tyre kimike.5.6 Në figurën e mëposhtme paraqiten flakët e kationeve të disa metaleve. Hulumtoni në internet rreth ngjyrës së flakës së kationeve të këtyre metaleve:hekur, bakër, alumin, krom dhe nikel. Kreu 5 Pyetje dhe ushtrime përmbledhëseNë figurë jepet ngjyra e flakës së secilit prej kationeve të këtyre metaleve:barium kalium stroncium kalcium natrium

