Page 94 - Demo
P. 94
92Fjalor i termave kyçTema 1.1avullim procesi i kalimit të substancës nga gjendja e lëngët në atë të gaztë.gjendje e gaztë grimcat lëvizin në mënyrë të çrregullt, substanca nuk ruan as formën as vëllimin, por ruan vetëm masën e saj.gjendje e lëngët grimcat lëvizin vazhdimisht në mënyrë rastësore, substanca ruan masën dhe vëllimin, por nuk ruan formën, merr formën e enës ku ndodhet.gjendje e ngurtë vendosje e grimcave të substancës në mënyrë të rregullt.kondensim procesi i kalimit të substancës nga gjendja e gaztë në atë të lëngët.materie çdo gjë që na rrethon, përfshirë edhe ne.ngrirje procesi i kalimit të substancës nga gjendja e lëngët në atë të ngurtë.pikë shkrirje temperatura kur substanca fillon të shkrijë.pikë vlimi temperatura kur substanca fillon të nxjerrë bulëza në sipërfaqe.sublimim procesi i kalimit të substancës nga gjendja e ngurtë në atë të gaztë dhe anasjelltas, pa kaluar në gjendjen e lëngët.substancë kimike pjesë përbërëse e materies, me karakteristika fizike dhe kimike të veçanta.shkrirje procesi i kalimit të substancës nga gjendja e ngurtë në atë të lëngët.teori grimcore teori që shpjegon ndërtimin grimcor të materies.vlim proces, gjatë të cilit lëngu fillon të nxjerrë bulëza me shumicë në sipërfaqe.Tema 1.2dëftues universal substancë kimike që ndryshon ngjyrën sipas mjedisit acid, bazik apo asnjanës.difuzion (shpërhapje) përzierje e grimcave në një mjedis të lëngët, të gaztë apo të shkrirë.lëvizje brauniane lëvizje e çrregullt e grimcave.Tema 1.3faktorë që ndikojnë në shpërhapjemadhësi si temperatura, trysnia, lagështira, madhësia e grimcave, masa e substancave etj.

