Page 96 - Demo
P. 96


                                    94Fjalor i termave kyçTema 2.3distilim metodë që përdoret për ndarjen e substancave sipas pikave të vlimit.fundërri substancë që mbetet në fund të enës pas dekantimit (lënies në qetësi) të përzierjes, apo në letrën e filtrit.kondensator ftohës.kupshore porcelani enë porcelani që përdoret për ngrohjen e substancave.Tema 2.4letër kromatografike letër e posaçme, që ka veti të përthithë ngjyrat me aftësi të ndryshme shpërhapjeje.kromatografi metodë për ndarjen e substancave përbërëse të një ngjyruesi.kromatogramë pamje e zbërthimit të ngjyruesit në dy ose më shumë ngjyra në letër kromatografike.Tema 2.5substancë e tretur substancë që është tretur në një sasi të dhënë tretësi.tretës substancë që ka veti të tretë substanca të tjera.tretshmëri aftësia e një substance për t’u tretur në një masë të dhënë tretësi në një temperaturë të caktuar.tretësirë sistem homogjen i përbërë nga një tretës dhe nga një ose më shumë substanca të tretura.Tema 2.6interval një numër shifrash që i përkasin një periudhe të caktuar, e cila përsëritet herë pas here.i patretshëm nuk tretet.i tretshëm substancë e ngurtë, e lëngët apo e gaztë, e cila tretet në një tretës.madhësi e ndryshueshme madhësi që ndryshon gjatë një eksperimenti.madhësi e pandryshueshme madhësi që mbahet e njëjtë gjatë kryerjes së eksperimentit.madhësi e pavarur madhësi që nuk varet nga asgjë në eksperiment.madhësi e varur madhësi që përcaktohet në varësi të madhësive të tjera.të kontrollosh madhësitë do të thotë t’i kesh në qendër të vëmendjes.
                                
   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100