Page 97 - Demo
P. 97
95Fjalor i termave kyçtretësirë e holluar tretësirë që përmban një sasi të vogël të substancës së tretur në të njëjtën sasi të tretësit.tretësirë e ngopur tretësirë, e cila në një temperaturë të caktuar dhe në një masë të dhënë tretësi, nuk tret më substancë të tretshme.tretësirë e pangopur tretësirë, e cila në po të njëjtën temperaturë dhe në të njëjtën masë të dhënë tretësi, tret edhe më substancë të tretshme.tretësirë e përqendruartretësirë që përmban një sasi të madhe të substancës së tretur, në një sasi të dhënë të tretësit.tretje proces gjatë të cilit, substanca e ngurtë kalon në tretësirë.tretshmëri aftësia që ka një substancë për t’u tretur në një tretës të dhënë, në një temperaturë të caktuar.varg vlera të një madhësie që renditen njëra pas tjetrës.Tema 3.1atom grimcë e vogël që përfaqëson elementin kimik dhe që është baza e ndërtimit të substancave.atomi është i pandashëm nuk ndahet në mënyrë kimike, por vetëm me metoda fizike.element kimik tërësia e atomeve të të njëjtit lloj.i padukshëm nuk shihet me sy të lirë.molekulë grimcë që mund të përmbajë një, dy apo më shumë atome; përfaqëson substancën kimike.Tema 3.2bateri pajisje që prodhon rrymë elektrike.simbol i elementit germa e parë ose germa e parë dhe e dytë apo germa e parë dhe një nga germat e mesit të emrit të elementit në gjuhën latine apo nga greqishtja e vjetër.Tema 3.3grupe kolonat vertikale në sistemin periodik.periodë radhët horizontale në sistemin periodik.sistem periodik emër i ri për tabelën periodike, i cili u vendos pas pasurimit të saj me elemente dhe veti të tjera.tabelë periodike tabelë ku elementet vendosen sipas një rregulli të caktuar.Tema 3.4

