Page 98 - Demo
P. 98
96Fjalor i termave kyçaluminotermi metodë për nxjerrjen e metaleve, duke i nxehur oksidet e tyre në temperaturë të lartë dhe në prani të aluminit.i farkëtueshëm i përpunueshëm (veti e metaleve).i petëzueshëm veti e metaleve për t’u bërë fletë e hollë. metal element që ndodhet sa më majtas në sistemin periodik dhe që shfaq veti të ndryshme nga elementet që ndodhen sa më djathtas në këtë sistem dhe që formojnë jone pozitive.tingëllues lëshon tinguj kur goditet.përcjellës lejon kalimin e rrymës elektrike apo të nxehtësisë.Tema 3.5i thyeshëm, i thërrmueshëm veti e jometaleve të ngurta.jometal element që ka veti të ndryshme nga ato të metaleve.Tema 3.6krahasimi i vetive evidentimi i ngjashmërive dhe i ndryshimeve midis vetive të elementeve nëpërmjet tabelave apo grafikëve.mbyllim qarkun lejojmë kalimin e rrymës elektrike.qark elektrik një grup pajisjesh që lidhen në një cikël të mbyllur apo të hapur dhe që lejon ose jo kalimin e rrymës elektrike.Tema 3.7formulë kimike grupim simbolesh sipas një rregulli të caktuar, që tregon numrin dhe llojin e atomeve në të.hidroksid bazë.klorur një përbërje që përmban klor.lidhje kimike lidhja që realizohet midis atomeve apo midis joneve.përbërje kimike substancë, grimcat e së cilës përmbajnë atome të elementeve të ndryshme.substancë e thjeshtë substancë, grimcat e së cilës përmbajnë atome të të njëjtit element.sulfat një përbërje që përmban squfur, oksigjen dhe një element tjetër.Tema 3.8acid substancë që në tretësirë ujore lëshon jone hidrogjen.acide dhe baza të dobëta substanca që lëshojnë pak jone në ujë (nuk treten mirë).acide dhe baza të forta substanca që lëshojnë shumë jone në ujë (treten mirë).

