Page 99 - Demo
P. 99


                                    97Fjalor i termave kyçalkali baza.hidroksid substancë që shfaq veti bazike.modele molekulash paraqitje e grimcave përbërëse të substancave, si dhe e lidhjeve midis atomeve apo joneve që formojnë këto grimca.oksid substancë, grimcat e së cilës përbëhen nga një element (metal apo jometal) dhe oksigjeni.Tema 4.1shenja X tek acidet rrezik djegieje.Tema 4.2reaksion i mjedisit veti e mjedisit, i cili mund të jetë acid, bazik ose asnjanës.Tema 4.3pH tregues hidrogjenor, vlera e të cilit përcakton nëse mjedisi është acid, asnjanës apo bazik.Tema 4.4asnjanësim proces gjatë të cilit dy substanca, njëra acid dhe tjetra bazë veprojnë me njëra-tjetrën dhe përftohen substanca që nuk shfaqin as veti acide dhe as veti bazike, pra janë asnjanëse.Tema 5.1barazim kimik në të dyja anët e reaksionit kimik, numri dhe lloji i atomeve nuk ndryshon.lidhje kimike mënyrë e bashkimit të atomeve në molekula apo të joneve në rrjeta kristalore.ndryshim fizik ndryshimi i formës dhe i madhësisë, por jo i përbërjes së diçkaje.ndryshim kimik reaksion kimik.produkte substanca që përftohen.reaksion kimik shkëputja e lidhjeve të vjetra (në molekulat e reaktantëve) dhe krijimi i lidhjeve të reja në molekulat e substancave produkt.reaktantë substanca nistore.Tema 5.2djegie bashkëveprim me nxehje i substancave të thjeshta apo të përbëra me oksigjenin.
                                
   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103