Page 18 - Demo
P. 18
Mësimi Kujto dhe zhvillo më tej njohuritëDëgjo këngë apo valle popullore nga krahina të ndryshme të Shqipërisë dhe përshkruaj disa nga karakteristikat muzikore, që i dallojnë nga njëra-tjetra.MësoMuzika jonë popullore ka ritme të larmishme, duke filluar nga më të thjeshtat e deri tek ato më të ndërlikuarat. Kjo pasuri ritmesh i jep muzikës gjallëri dhe e bën atë sa dinamike, aq edhe të gëzueshme. Ritmet e muzikës sonë i ndajmë në: ritme të thjeshta ritme të përbëra ritme të përzieraNë muzikën tonë popullore përdoren gjerësisht ritmet e përziera 5/8, 7/8, 9/8, 12/8. Ato quhen ritme tëpërziera, sepse formohen nga bashkimi i dy ose tri masave të thjeshta. Ritmi 5/8 formohet nga bashkimi i dy masave të thjeshta 2/8 dhe 3/8. Ky ritëm rrihet me dy lëvizje dore, ashtu si dhe ritmi i thjeshtë 2/4, por lëvizja që përmban tri tetëshet është më e gjatë. Në ritmin 5/8 theksi krijohet në lëvizjen e parë, ndërsa lëvizja e dytë ka theks të butë. Ritmet e përziera, ritmi 5/8 5 Kujdes!Në ritmet e përziera lëvizja që përmban tri tetëshet është më e gjatë, që do të thotë se nuk është simetrike me lëvizjen tjetër.123452/4 = 1 2 simetrike5/8 = josimetrike82+3Varianti I12 123 3+2Varianti II123 1 281 poshtë 2 lartKujdes!Lëvizja e dorës është 1 - poshtë,2- lart.Varianti i parë 2/8 + 3/8 është varianti më i përdorur.Ky ritëm paraqitet në dy variante 2/8 + 3/8 = 5/8 ose 3/8 + 2/8 = 5/8.16 muzika 8

