Page 24 - Demo
P. 24
Mësimi8 Dëgjo këngën dhe diskutoDuke diskutuar mbi temën “Ne dhe mjedisi” përfytyro një moment se si do ta dëshiroje qytetin tënd. Përcill ndjesitë e tua te shokët dhe shoqet e klasës.“Lule bore”- I -Tuj shëtitun mal e kodërtuj prek lulet gjithë me dor’në një kopsht’ ma t’buk’rin n’Shkodërty të gjeta lulebor’.- Refreni -Je e vogël, por e plot’ty t’kërkoj ty tash sa mottash sa mot un’ ty t’kërkojn’g’zim me ty jetën ta çoj.Eja, eja lulebor’se me ty do t’thur kuror’.- II -Pash’ ma t’buk’rën stin’ t’pranverëspash’ ma t’buk’rin drandofill!mos t’ia falish kuj ti erënse për mu vetëm ke çil’!- Refreni -Je e vogël, por e plot’...Zgjerojmë njohuritë muzikore...Simon Gjoni, lindi në qytetin e Shkodrës më 1925.Ai u shqua për talentin e tij dhe kontribuoi si drejtues i formacioneve të ndryshme orkestrale dhe vokale të qytetit të Shkodrës. Kompozimet e tij përfshijnë një seri këngësh të paharruara që shquhen për origjinalitetin dhe ndjeshmërinë e tyre poetike, si: “Lule bore”, “Sy larushes”, “Sytë e tu si drita”, “Fyelli i çobanit”, “Nëna dhe çika” etj. Ishin pikërisht këto këngë që e çuan më tej traditën qytetare të lirikës shkodrane, duke u përhapur shumë shpejt në të gjithë Shqipërinë. U nda nga jeta më 1991.22 muzika 8

