Page 28 - Demo
P. 28


                                     Mësimi10“Trimëreshat tona”- I -Nisi udha jonë me krismat e pushk’ve,ndjekur hap pas hapi nga këngët e luftës,djemt’ e tu moj nënë të mbetën n’lëndina,atje mbi shkëmbinjtë ku çelin dafina.Vendin shkeli hasmi moj, sofra s’kishte bukë,ndaj dhe djemt’ e rritur moj i nise në luftë. - Refreni -Ju ballëlart shkoni, o bij u the,nëno, shtrëngove zemrën i nise në male,si trime moj qëndrove, por s’u dhe,nëno, ti përmbi supe vet’ i mbajte hallet. Dëgjo këngën dhe diskutoPse pati rëndësi Lufta Nacionalçlirimtare? Cili është kontributi që kanë dhënë nënat shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore? Diskuto me të tjerët.- II -Krisi pushka jote në gërxhe, në brigje,përmes krismash pushke u ngjite në shtigje,her’ në Mesaplik-o dhe her’ te babica,një plumb për kujtim-o, ç’të la Drashovica.Vendin shkeli hasmi moj, sofra s’kishte bukë,ndaj dhe djemt’ e rritur moj, i nise në luftë. - Refreni -Ju ballëlart shkoni, o bij u the...Piktura “Tregim nga Lufta Nacionalçlirimtare” nga Nexhmedin Zajmi26 muzika 8
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32