Page 30 - Demo
P. 30


                                     Mësimi Kujto dhe zhvillo më tej njohuritë  Dëgjo disa fragmente muzikore nga muzika popullore dhe përpiqu të përcaktosh krahinën nga vjen ajo. Çfarë di rreth muzikës dhe këngës popullore? Ndaji njohuritë e tua me të tjerët.MësoMuzika popullore është pjesë e pandarë e kulturës së një populli dhe pasqyron qartë procese të jetës së tij, si: lindja, martesa, dashuria, puna, vdekja. Çdo krijim folklorik muzikor pa dyshim ka krijuesit e tij, por në rrethana të ndryshme historike, ndodh që shumë nga krijuesit e muzikës dhe të këngës popullore mbeten të panjohur, edhe pse ajo përcillet brez pas brezi. Pjesë të folklorit tonë muzikor janë kënga popullore, muzika instrumentale dhe vallja popullore.Këngët popullore ndahen në tri gjini: epike, lirike dhe epiko-lirike.Këngët epike i ndajmë në: këngë legjendare, dhe këngë historike dhe vlerat e tyre janë të padiskutueshme. Tekstet e tyre pasqyrojnë historinë e popullit tonë ndër shekuj. a) Këngët legjendare u kushtohen kreshnikëve dhe ndryshe quhen edhe këngë të moçme apo këngë trimash. Të tilla janë këngët e “Mujit dhe të Halilit”, këngët e Gjergj Elez Alisë etj.b) Këngët historike, janë këngë që pasqyrojnë ngjarje dhe persona konkretë. Tekstet e tyre janë për Skënderbeun, shpalljen e Pavarësisë, Luftën Nacionalçlirimtare e ngjarje të tjera deri në ditët tona.Këngët lirike përfshijnë: këngët e djepit, këngët e stinëve, këngët e punës, këngët e dashurisë, këngët e dasmës, këngët e kurbetit, këngët e vajit etj.Ruajtja dhe transmetimi i vlerave të muzikës popullore, në të gjitha trojet shqiptare, bëhet nëpërmjet mbledhjes dhe grumbullimit të tyre aty ku ato janë krijuar. Paraqitja e tyre bëhet në Festivalin Folklorik Kombëtar. Festivali i parë folklorik është organizuar në Tiranë më 1946. Krahas tij, zhvillohen takime dhe festivale të tjera kombëtare të muzikës popullore si: Muzika popullore shqiptare 11Këngëtarja, Merita Halili dhe instrumentisti Raif HyseniLahutar i këngëve epike28 muzika 8
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34