Page 31 - Demo
P. 31
Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaVerifiko njohuritë1. Shkruaj në tabelën e mëposhtme, titujt e këngëve dhe të melodive popullore që dëgjon, duke i ndarë sipas krahinave.Krijo portofolin tëndGjej informacione nga burime të ndryshme mbi këngët popullore të krahinës tënde dhe diskutoji në klasë. Shkruaj tekstin e një kënge popullore të krahinës tënde.Zgjerojmë njohuritë muzikore...Etnomuzikologjia është shkenca që merret me studimin historik e shkencor të muzikës, që do të thotë: kërkimi dhe studimi i traditave muzikore të një populli çka ndihmon për të njohur gjithnjë e më shumë kulturën e tij. Krijimtaria folklorike muzikore studiohet e ndarë sipas një harte etnomuzikore, e cila përfshin folklorin muzikor që ka të bëjë me ekzekutimin vokal, instrumental dhe koreografik. Kjo ndarje krijon lehtësi studimore, sipas mënyrave të këndimit dhe të ekzekutimit vokal. Kështu nga Shkumbini në Veri kemi përgjithësisht të kënduarin monodik (me një zë), ndërsa nga Shkumbini në Jug do të kemi përgjithësisht të kënduarin polifonik (me shumë zëra).takimi Kombëtar i Rapsodëve Popullorë në Lezhë, i Polifonisë Labe në Gjirokastër, i Sazeve dhe Orkestrinave Popullore në Korçë, i Këngës Popullore në Elbasan, Oda Dibrane në Peshkopi etj.Titulli i këngës KrahinaShqipëria e Veriut Shqipëria e Mesme Shqipëria e JugutEtnomuzikologu Ramadan SokoliGrupi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore muzika 8 29

