Page 32 - Demo
P. 32
Mësimi Kujto dhe zhvillo më tej njohuritë Dëgjo fragmentin muzikor popullor dhe përpiqu të kërcesh melodinë që dëgjon. Këto lëvizje duhet që të zhvillohen në bazë të ritmit, të karakterit dhe të tempit të melodisë.MësoVallja si të gjitha format e tjera të artit shpreh kulturën e një populli, traditat, besimin dhe mënyrën e tij të jetesës. Vallja është lloj kërcimi gjatë të cilit kryhen lëvizje të rregullta të trupit dhe të gjymtyrëve, duke krijuar figura të ndryshme dhe duke u shprehur edhe me anë të mimikës. Çdo komb ka vallet e tij tradicionale, të cilat dallohen nga lëvizjet, ritmet, muzika, kostumet etj. Vallet popullore kanë karakteristikat e tyre sipas krahinave, trevave dhe për t’i përcaktuar ato, rol të rëndësishëm luan pjesëmarrja e valltarëve me kërcimet përkatëse. Ashtu si dhe këngët popullore edhe vallet ndahen në dy gjini: epike dhe lirike. Në to përfshihen valle burrash, grash, burrash e grash së bashku dhe valle fëmijësh. Vallet popullore epike karakterizohen nga burrëria, trimëria, forca, karakteri luftarak etj. Shpesh ato shoqërohen me lodër dhe kërcehen pothuajse vetëm nga burrat, por ka dhe disa raste të rralla, kur kërcehet nga burra e gra së bashku. Ndër vallet luftarake përmendim: “Vallja e shpatave”, “Shote dhe Azem Galica”, “Loja me jataganë” etj., si dhe vallet labe të burrave që karakterizojnë me mjaft mjeshtëri trimërinë, heroizmin etj.Vallet popullore lirike, të cilat luhen kryesisht nga gratë, burrat e gratë së bashku, përfshijnë: vallet e punës, vallet rituale, vallet e dasmës, vallet humoristike, vallet pantomime.Ato ndahen në: valle solistike (njëshe, dyshe, treshe, katërshe, në grup) dhe valle masive: (në rreth të mbyllur, gjysmërreth, përballë).Vallet e fëmijëve kanë karakter argëtues e zbavitës. Ato janë të thjeshta dhe bazohen në fenomene të jetës sëpërditshme. Në takimet zonale dhe në shumë festivale folklorike fëmijët, përveçse vetëm, kanë kërcyer e kërcejnë së bashku me të rriturit, duke treguar vlera dhe duke luajtur rol në trashëgimin e valles popullore me të tëra tiparet, nuancat dhe veçoritë e saj. 12 Vallja popullore shqiptareValle e Shqipërisë së VeriutValle e Shqipërisë së MesmeValle fëmijësh e Shqipërisë së Jugut30 muzika 8

