Page 33 - Demo
P. 33
Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaVerifiko njohuritëDëgjo meloditë popullore dhe përcakto se nga cila trevë apo krahinë e Shqipërisë janë ato.Dëgjimi 1: Shqipëria e VeriutDëgjimi 2:Dëgjimi 3:Dëgjimi 4: Krijo portofolin tëndKërko ndihmë nga të rriturit për të mbledhur të dhëna rreth këngëve dhe valleve popullore të zonës ku jeton. Zgjerojmë njohuritë muzikore...Takimet zonale dhe festivalet folklorike luajnë rol të rëndësishëm për ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave të folklorit në të gjitha trojet shqiptare, si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Festivalet folklorike vijnë gjithmonë me risi të reja, duke sjellë vlerat më të mira të trashëgimisë sonë kulturore. Përzgjedhja e këtyre vlerave përfaqësohet nga këngët, meloditë, vallet, instrumentet muzikore dhe veshjet popullore me të cilat paraqitet grupi i rrethit a zonës në Festivalin Folklorik Kombëtar dhe jo vetëm. Takime dhe festivale të tjera kombëtare të muzikës popullore janë: Takimi Kombëtar i Rapsodëve Popullorë në Lezhë, i Polifonisë Labe në Gjirokastër, i Sazeve dhe Orkestrinave Popullore në Korçë, i Këngës Popullore në Elbasan, Oda Dibrane në Peshkopi etj.Piktura “Vallja shqiptare” nga Abdurrahim BuzaValle çamemuzika 8 31

