Page 42 - Demo
P. 42


                                     Mësimi Kujto dhe zhvillo më tej njohuritëIso-polifonia shqiptare u fut në listën e kryeveprave botërore nga UNESCO më 25 nëntor 2005. Çfarë dini për këtë fakt? Dëgjo fragmentin muzikor dhe thuaj nëse e ke dëgjuar më parë këtë lloj muzike. Çfarë di më shumë për këtë lloj të kënduari? Ndaji njohuritë e tua me të tjerët.MësoMuzika popullore shqiptare është pjesë e trashëgimisë shpirtërore që përfaqëson popullin tonë. Kënga popullore këndohet me një, dy, tre apo katër zëra, që mund të jenë burra, gra, ose të dy bashkë. Për nga mënyra e të kënduarit ajo ndahet në: këngë homofonike dhe këngë polifonike.Kënga homofonike këndohet me një zë, kryesisht në zonën veriore, ndërsa kënga polifonike këndohet me shumë zëra, kryesisht në zonën jugore të vendit.Kënga homofonike këndohet me shoqërim instrumental: çifteli, sharki, lahutë, mandolinë etj., ndërsa kënga polifonike nuk ka shoqërim instrumental. Në këndimin e muzikës polifonike zërat ndahen në:x zëri i parë - marrësi;x zëri i dytë - kthyesi; x zëri i tretë - hedhësi; x zëri i katërt - mbajtësi i isos. P.sh.: Kënga “Janinës ç’i panë sytë” e kënduar nga grupi polifonik i Lapardhasë (Vlorë) këndohet me katër zëra.Kënga polifonike, grupe dhe veçoriKënga polifonike e Kurveleshit shpreh anë të ndryshme të jetës së malësorit lab dhe veçori të karakterit e të botëkuptimit të tij. Tekstet e këngëve pasqyrojnë bukurinë e rrallë të natyrës së Labërisë, mjedise blegtorale tipike labe, gëzimin e jetës, botën e pasur shpirtërore të malësorit lab etj. Nga ky grup këndohen këngët: “Lule djemtë e nënave”, “Kurvelesh zemëra ime”, “Çu grisi dyfeku kranë”, “Bilbilenjtë trembëdhjetë” etj. Ato këndohen në stilin tradicional kurveleshas dhe dëgjohen thuajse në çdo festë familjare ose tubim shoqëror.Muzika polifonike15Grupi polifonik i LapardhasëModerato Lapardha - Vlorë40 muzika 8
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46