Page 43 - Demo
P. 43


                                    Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaKënga polifonike e Gjirokastrës dallon për një mënyrë të veçantë të të kënduarit. Ajo përveç marrësit dhe kthyesit, ka edhe hedhësin ose mbushësin, d.m.th., solistin e tretë të saj. Në këtë këngë hedhësi është një nënzë i marrësit, i solistit të parë. Kënga polifonike e Himarës dallon prej dy elementeve kryesore: e para është isoja, ku marrësi i këngës thotë gjysmë vargu, por humbet rolin parësor të tij, sepse e merr isoja. Ndërsa elementi i dytë është hedhësi (zëri i tretë), i cili e veçon atë. Nisja e këngës himarjote është shumë e thjeshtë, marrësi këndon një varg, pastaj futen gjithë pjesëtarët e grupit me iso. Pa ison e saj të fuqishme, kënga himarjote nuk do të ekzistonte. Kënga polifonike e Pilurit interpretohet në mënyrë të përzier, gra e burra së bashku. Melodinë e saj të parë zakonisht e këndon një grua, melodinë e dytë një burrë, ndërsa melodinë e tretë mund ta këndojë një grua ose një burrë, sipas rastit. Ky lloj interpretimi bën që stili muzikor piluriot të dallojë lehtësisht jo vetëm prej stilit kurveleshas, gjirokastrit, dukatas, bënçor etj., por edhe prej stilit himarjot, me të cilin, ruan lidhje të ngushta intonative. Disa nga krijimet më të mira në këtë stil janë: “Tundu, bejk’ e bardhë, tundu”, “Shqipëri flakë dyfeku”, “Shko, moj, kuacë e kuqe”, “Zoga kaçake në mal” etj.Kënga polifonike e Bënçës interpretohet në mënyrë të përzier, gra e burra së bashku. Në dallim nga stilet e tjera, melodinë e parë të saj e këndojnë dy vetë, një grua dhe një burrë, të cilët i gërshetojnë mes tyre fjalitë muzikore, ndërsa melodia e dytë dhe e tretë këndohen nga një njeri i vetëm, zakonisht burrë. Ndër krijimet më të arrira të kënduara në stilin bënçor mund të përmendim: “Bij çobanësh neve jemi”, “Heroit të popullit Abaz Shehu”, “Brez pas brezi trimërinë” etj.Verifiko njohuritë 1. Dëgjo këngët dhe përcakto se kujt krahine të Shqipërisë jugore i përkasin.Dëgjimi 1: Krahina e KurveleshitDëgjimi 2:Dëgjimi 3: Dëgjimi 4:2. Rretho përgjigjen e saktë.• Kënga polifonike këndohet me:a) një zë;b) dy zëra;c) shumë zëra. Kënga polifonike këndohet në:a) Shqipërinë e Veriut;b) Shqipërinë e Mesme;c) Shqipërinë e Jugut.Krijo portofolin tëndKërko ndihmën e të rriturve për të grumbulluar të dhëna për këngën polifonike. Shkruaj tekstin e një kënge polifonike që di më mirë.Grupi polifonik i të rinjvemuzika 8 41
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47