Page 44 - Demo
P. 44


                                     Mësimi16 Dëgjo këngën dhe diskuto A mendon se një poezi e bukur, plot me figura artistike, i jep vlerë këngës dhe e bën atë të trashëgueshme brez pas brezi?“Lunxhëri plot lezete”(valle e kënduar)Zgjerojmë njohuritë muzikore......25 nëntori 2005 është një ditë historike për mbarë trashëgiminë kulturore të shqiptarëve, por dhe për vetë Shqipërinë. Në këtë ditë “Iso-polifonia popullore shqiptare” futet në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit”, që mbrohet nga UNESCO, fakt që u kumtua në të gjitha mediat e botës nga Dr. Koichiro Matscura, Drejtor i Përgjithshëm i UNESCO-s, nga selia qendrore e UNESCO-s në Paris.Nga sot, Iso-polifonia jonë popullore ka marrë vendin që meriton në listën e kryeveprave të botës shpirtërore të njerëzimit. Lista në thelb përbëhet nga fenomene dhe shfaqje dukurish të kulturave shpirtërore të popujve të ndryshëm të botës, të cilat qëndrojnë në themel të kulturës njerëzore dhe dallohen për frymën dhe llojin unikal që përfaqësojnë. Ndër to përmendim: makamet e Irakut, operën e Pekinit, vedat indiane etj.Futja e Iso-polifonisë në listën e kryeveprave që mbrohen nga UNESCO, do të sjellë njohjen dhe përhapjen e saj të mëtejshme në mbarë botën.Grupi polifonik i Lunxhërisë- I -Ç’nur që ka vallja lunxhote,Lunxhëri plot lezete, ç’bukuri ke mbi vete,ç’nur që ka vallja lunxhote,Lunxhëri plot lezete, ç’bukuri ke mbi vete.- II -Lunxhëri krahina jonë,brigjet, o plot me pemë, vreshtat, o rrush me erë,Lunxhëri krahina jonë,brigjet, o plot me pemë, vreshtat, o rrush me erë.- III -Si kurorë plot me lule,Lunxheri plot lezete, ç’bukuri ke mbi vete,si kurorë plot me lule,Lunxhëri plot lezete, ç’bukuri ke mbi vete.- IV -E stolisur, porsi nuse,brigjet, o plot me pemë, vreshtat, o rrush me erëe stolisur, porsi nuse,brigjet, o plot me pemë, vreshtat, o rrush me erë.- V -Lunxhëri krahina trime,Lunxheri plot lezete, ç’bukuri ke mbi vete,u bëre ballë stuhiveLunxhëri plot lezete, ç’bukuri ke mbi vete.42 muzika 8
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48