Page 46 - Demo
P. 46


                                     Mësimi17 Kujto dhe zhvillo më tej njohuritë Dëgjo fragmentin muzikor nga muzika popullore dhe thuaj nëse e ke dëgjuar më parë këtë lloj muzike.Çfarë di më shumë për këtë lloj të kënduari? Diskuto me të tjerët.MësoGjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, jeta muzikore shqiptare u pasurua me forma të reja, të cilat iu drejtuan mjediseve të gjera qytetare. Muzika e kultivuar shqiptare daton me veprën e parë muzikore marshin “Bashkim i Shqipnis” të kompozuar nga Palok Kurti më 1881. Pjesë e muzikës së kultivuar ishte dhe kënga, kultivimi dhe përpunimi i së cilës u bë pjesë përbërëse e kulturës muzikore shqiptare edhe pse më herët nisi nga muzikantë dhe artistë popullorë. Ajo filloi të kultivohej nga bandat frymore dhe orkestrinat në vitin 1878 në qytetin e Shkodrës. Muzikanti dhe drejtuesi i bandës së Shkodrës, Palok Kurti, përshtati një seri këngësh popullore dhe krijoi me to pjesë të veçanta. Ai ishte “muzikanti i parë që dha sinjalin e artit të ri të kultivuar”.Bandat, orkestrinat, grupet korale me mandolinatat në qytete të tjera të vendit, si: Korçë, Elbasan, Vlorë, Durrës, Berat etj., i dhanë një shtytje të re kultivimit të këngës popullore.Disa nga bandat dhe orkestrinat që e futën në repertorin e tyre këngën popullore janë “Banda e lirisë”, banda “Vatra”, kori i “Shoqërisë së arteve të bukura” të Korçës, banda “Afërdita”, banda e “Normales së Elbasanit” etj.Në vitet e mëvonshme kënga popullore u këndua dhe u fut në repertorin e këngëtarëve profesionistë, si Jorgjia Filçe (Truja), Marie Paluca (Kraja), Tefta Tashko (Koço), Kristaq Antoniu etj. Këto këngë u përhapën menjëherë në popull dhe u bënë pjesë e pandarë e manifestimeve muzikore.Në këtë periudhë filluan të krijohen edhe këngët lirike dhe romancat e para shqiptare.Muzika e kultivuar shqiptareBanda “Vatra”Tefta Tashko Koço (1910-1947) Marie Kraja (1911-1999) Kristaq Antoniu (1907-1979) Jorgjie Truja (1907-1994)44 muzika 8
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50