Page 47 - Demo
P. 47


                                    Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaDisa nga kompozimet e para të kësaj periudhe:Kostandin Trako: “Mori trëndafilja e vogël” etj.;Kristo Kono: “Ç’u ngrit ylli në mëngjes”, “Zogë ku më qënke rritur” etj.;Eftim Kovaçi: “Kroi fshatit tonë” etj.;Prenk Jakova: “Syrin si qershia”, “Margjelo”;Pjetë Gaci: “Gryka e Kaçanikut”, “Kur bie fyelli e çiftelia”; Simon Gjoni: “Lule bore”; Tish Daija: “Kënga e krushqve”, “Këndon çiftelia”; Ramadan Sokoli: “Blegëron delja”, “Turtullesha”, “Jelino” etj. Krijo portofolin tëndKërko ndihmë nga të rriturit për të grumbulluar të dhëna për muzikën e kultivuar shqiptare.Shkruaj tekstin e një kënge që bën pjesë në muzikën e kultivuar shqiptare.Verifiko njohuritëDëgjo këngët dhe përcakto llojin e tyre.Dëgjimi 1: “Kroi i fshatit tonë”Dëgjimi 2:Dëgjimi 3:Dëgjimi 4:Zgjerojmë njohuritë muzikore...Palok Kurti lindi në Shkodër, më 3 korrik 1860 dhe është ndër kompozitorët e parë të muzikës së kultivuar shqiptare. Ai u aktivizua në bandat e para muzikore që u formuan në Shkodër në vitin 1877, ku luante në trombë dhe shumë instrumente të tjera.Në moshën 20-vjeçare drejtoi bandat muzikore dhe veprimtaritë artistike në Shkodër, Gjakovë etj. Kompozimet e tij më të mira ishin në vitet 1878-1920. Palok Kurti krijoi shumë këngë dhe romanca të një bukurie të rrallë poetike dhe muzikore, si dhe shumë këngë popullore që i ruajnë vlerat artistike edhe sot. Ai shkroi potpuri, valse, polka etj. Më të njohura janë dy suita me këngë të ahengut shkodran. U nda nga jeta më 31 dhjetor 1920, në Shkodër.muzika 8 45
                                
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51