Page 5 - Demo
P. 5
Mëso, këndo dhe luaj...Ky tekst mësimor është i organizuar në tri tematika:Gjuha dhe komunikimi muzikorTeknika dhe proceseHistoria, muzika dhe shoqëriaNëpërmjet tyre, ti zhvillon këto kompetenca:krijon nëpërmjet njohurive muzikore;interpreton këngë dhe melodi të ndryshme;njeh zhvillimin e muzikës shqiptare dhe vlerat e saj.Përvoja personale dhe njohuritë e marra do të të ndihmojnë të zhvillosh aftësitë e tua muzikore edhe nëpërmjet proceseve të mëposhtme:• ushtrim përmes leximit e këndimit të ushtrimeve ritmike e melodike në ritmet e përziera 5/8, 7/8, 9/8;• ndërtim dhe këndim të shkallëve muzikore (maxhore dhe minore) me një shenjë në armaturë # dhe ;• përvetësim përmes leximit dhe këndimit të ushtrimeve ritmike dhe melodike;• krijim të melodive të shkurtra (12-16 masa muzikore) mbi ritmet e mësuara apo të eseve rreth teksteve të këngëve;• këndim të këngëve popullore;• vlerësim të muzikës shqiptare pas viteve ‘45, duke shprehur mendimin tënd dhe duke respektuar mendimin e të tjerëve.Çdo mësim do të të udhëheqë drejt informacioneve të reja për këngët, kompozitorët, krijuesit popullorë, duke zhvilluar saktë rrugën për njohjen dhe krijimin e muzikës. Në fund, do të jesh në gjendje të provosh aftësitë e tua muzikore në një testim, koncert apo paraqitje të një teme, duke punuar vetëm ose në grup.

