Page 50 - Demo
P. 50
Mësimi19 Kujto dhe zhvillo më tej njohuritë Dëgjo fragmentin muzikor të shkëputur nga një film mjaft i njohur shqiptar dhe përcakto instrumentin popullor. Diskuto me shokët dhe shoqet rreth njohurive që secili prej jush ka për këtë instrument apo për ndonjë instrument tjetër.MësoInstrumentet muzikore të krijuara dhe të trashëguara brez pas brezi janë pjesë e pasurisë së trashëgimisë sonë materiale dhe kulturore. Punimi i instrumenteve muzikore popullore fillimisht është bërë duke shfrytëzuar gjithfarë lëndësh, si: gjethet e pemëve, tytat e kallamishteve, drurët dhe lëvoret e tyre, fijet e barit e të tjera lëndë bimore. Në të kaluarën instrumentet popullore punoheshin nga vetë ata që i përdornin: fshatarët e gjenin në vend lëndën e nevojshme për punimin e fyejve, të biculeve, të zileve, të këmborëve, të tumbullaceve, të tingëzave, të çiftelive, të lahutave, të gajdeve etj.Instrumentet popullore, siç e dimë, ndahen në katër grupe: idiofone, membranofone, kordofone dhe aerofone. Ato janë mjaft të larmishme, çka krijon grupime të ndryshme: grupime me instrumente të njëjtë ose homotimbrike dhe grupime me instrumente të ndryshme ose heterotimbrike.Orkestrinat homotimbrike janë të shumta si: orkestrina me 12 çifteli e Fanit të Mirditës, orkestrina me 18 fyej e Gramshit, orkestrina e daulleve të Tropojës, e sharkive etj.Orkestrinat heterotimbrike i gjejmë pothuajse në çdo krahinë të vendit. Ato formohen nga dy ose më shumë instrumente popullore, si për shembull:Malësi e Madhe: fyell, çifteli, dajre, lahutë;Tropojë, Lezhë, Shkodër, Kurbin: sharki, fyell, dajre, çifteli etj.Në orkestrinat heterotimbrike bëjnë pjesë edhe orkestrinat e këngës popullore qytetare të njohura me emrin aheng, të cilat i gjejmë në Shkodër, Lezhë, Krujë, Tiranë etj. dhe përbëhen nga instrumentet muzikore, si: saze, violinë, kavall, dajre, çapare ose lugë.Në krahinat e Shqipërisë së Jugut orkestrinat heterotimbrike quhen saze, të cilat formohen nga instrumente si: gërneta (klarineta), violina, lahuta, gajdeja, dajreja, fizarmonika, mandolina, kitara etj.Instrumentet muzikore populloreOrkestër homotimbrikeOrkestër heterotimbrike48 muzika 8

