Page 51 - Demo
P. 51


                                    Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaKrijo portofolin tëndZhvillo një miniprojekt me temë: “Instrumentisti im popullor i parapëlqyer”.Krijo një album me foto nga orkestra popullore apo muzikantë virtuozë që luajnë në instrumente popullore.Verifiko njohuritë1. Përcakto nëse instrumentet e dhëna më poshtë bëjnë pjesë në grupin:idiofon, aerofon, kordofon apo membranofon.Laver Bariu lindi në Përmet (1929-2014). Një mjeshtër i pakrahasueshëm i klarinetës dhe personalitet i shquar i muzikës popullore shqiptare, ai themeloi dhe drejtoi formacionin “Sazet e Përmetit”, i njohur në Shqipëri dhe jashtë saj edhe si “Bilbilat e Përmetit”. Ky formacion me një veprimtari të dendur kombëtare e ndërkombëtare i dha këngës popullore të Toskërisë edhe identitetin e këngës popullore përmetare. Një mësues i shkëlqyer e i palodhur i abc-së së gërnetës popullore përmetare, Laver Bariu kontribuoi pa kursim në përtëritjen e shtimin e vlerave të traditës së sazeve. U nda nga jeta më 26 janar 2014.Zgjerojmë njohuritë muzikore...Ndue Shyti lindi më 10 shtator 1934, në fshatin Gojan i Madh të rrethit të Pukës. Personaliteti artistik i instrumentistit brilant e të jashtëzakonshëm Ndue Shyti është njohur dhe vlerësuar nga muzikologë, studiues e personalitete të folkloristikës shqiptare dhe evropiane. Virtuoziteti i tij i kalon përmasat kur ai imiton bilbilat e bjeshkës përmes tingujve të çiftelisë e fyellit. Orkestra e famshme e Pukës e krijuar prej tij, arriti mbi 100 instrumente, karakteristikë të trevës së Pukës, çifteli, sharki, fyell, lahutë, daulle, bilbil, zumane, gjeth, fuzë etj. Formacioni orkestral i themeluar dhe i drejtuar nga Artisti i Popullit Ndue Shyti është vlerësuar nga studiues dhe akademikë të folkloristikës, si: Zihni Sako, Ramadan Sokoli, Çesk Zadeja, Tish Daija, Pjetër Gaci etj. U nda nga jeta më 20 prill 2017.muzika 8 49
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55