Page 52 - Demo
P. 52


                                     Mësimi Dëgjo këngën dhe diskuto Dëgjo melodinë e këngës dhe diskuto me të tjerët se çfarë dëshiron të bëhesh në të ardhmen për të qenë i dobishëm për veten dhe shoqërinë.“Thuaja rini”20- I -Vajza, djem sot jeta po ju pret,ta filloni, ta jetoni jo nuk ësht’ e leht’ti mëso, puno dhe di përse krijonmoj rini, tek ti e ardhmja do të ndrij’.Thuaja rini, këngës që di tilëre g’zimin të trokas në gji,thuaja rini, këngës që di tiyjet ta kan’ zili.- Refreni -Do këndoj me judhe çdo dit’ më shum’ kërkojtë krijoj pa fundjuve t’jua dhuroj.Do këndoj për judhe çdo dit’ më shumë kërkojtë krijoj pa fundt’jua dhuroj.Zgjerojmë njohuritë muzikore...Agim Krajka lindi në Kavajë, më 3 maj 1937. Dashurinë dhe pasionin e tij për muzikën ia ushqeu që në fëmijëri, babai i tij. Fizarmonika u bë shkak që vajti në Shtëpinë e Pionierit ku u mor seriozisht me të. Në vitin 1963 filloi studimet për teori e kompozicion. Degën e Kompozicionit e kreu nën drejtimin e të madhit Çesk Zadeja. Në vitin 1964 kaloi pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore; në fillim si instrumentist e më pas si kompozitor e drejtues orkestre. Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë dhe përfshin një periudhë prej tri dekadash. Shkroi muzikë në shumë lloje të saj, duke u bërë i famshëm si me muzikën e lehtë, ashtu edhe me atë popullore, të përpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pas viteve ‘90 dhe ka kompozuar muzikë filmash, si: “Çifti i lumtur”, “Zonja nga fshati” etj.50 muzika 8
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56