Page 54 - Demo
P. 54
Mësimi Kujto dhe zhvillo më tej njohuritë Dëgjo një fragment muzikor nga koncerti për violinë i kompozitorit Pjetër Gaci. Çfarë emocionesh të krijohen kur dëgjon tingullin e violinës dhe gjithë fragmentin? Ndaji ato me shokët dhe shoqet.MësoMuzika profesioniste në Shqipëri i pati fillesat e saj me krijimet e kompozitorit Martin Gjoka (1890-1940), i cili punoi pranë kishës françeskane të Shkodrës. Ai përveç muzikës fetare, kompozoi disa vepra vokale dhe instrumentale, midis të cilave një simfoni, pjesë korale, pjesë për instrumente të ndryshme etj. Martin Gjoka formoi dhe drejtoi formacione të ndryshme instrumentale e vokale. Pas gjysmës së dytë të shekullit XX filluan të krijoheshin veprat e para instrumentale rapsodi, fantazi, valle orkestrale etj., mbështetur në motivet popullore shqiptare. Muzika instrumentale u zhvillua gjatë viteve ‘50. Vepra e parë pas çlirimit ishte poema simfonike “Vendi im” e kompozitorit Kostandin Trako, e cila trajton temën e Atdheut. Më pas u krijuan koncerte instrumentale, rapsodi, sonata, trio instrumentale, balada, muzikë me program, uvertura, suita etj. Kompozitorët shqiptarë filluan ta lëvronin më tej muzikën simfonike, duke e përmirësuar dhe duke e zhvilluar më tej përpunimin e muzikës popullore nëpërmjet parimeve simfonike, si dhe duke e përsosur atë me një gjuhë harmonike e orkestrale. Muzika simfonike përfshin disa nga llojet më të mëdha dhe më të rëndësishme të artit muzikor, jo vetëm ngaqë luhet me një numër të madh veglash (orkestër komplete), por edhe sepse trajton tema të mëdha shoqërore, duke u bazuar në ngjarje të njohura, fakte historike, romane, drama, vepra letrare etj.Shumë kompozitorë që kanë shkruar vepra muzikore instrumentale janë: Çesk Zadeja, Nikolla Zoraqi, Fehim Ibrahimi, Pjetër Gaci, Kozma Lara, Tish Daija,Thoma Gaqi, Simon Gjoni, Shpëtim Kushta etj.Muzika instrumentale shqiptare - vepra të ndryshme:Koncert nr. 1, për piano – Tonin Harapi;Kuartet për harqe – Tonin Harapi;“Uvertura e fitores”, suita “Një ditë pikniku” – Tish Daija;“Alarme të përgjakura” (poemë simfonike)– Shpëtim Kushta; Muzika instrumentale shqiptare 21Kuarteti i harqeve të RTSH-së52 muzika 8

